Teknologji

Një iPad u shpëton jetën një çifti amerikan

Screen Shot 2015-02-09 at 3.00.26 PM

Një pilot dhe bashkëshortja e tij kanë përdorur iPad-et e tyre për të fluturuar 80 milje pa asnjë kontakt me kullën e kontrollit për ta ulur aeroplanin të sigurtë në Wisconsin të SHBA-ve. Aeroplani i vogël bëri ulje të sigurtë pa rrotat e uljes pas një dështimi elektrik. Ngjarja kishte ndodhur të premten e javës së shkuar kur pas problemit të shfaqur, çifti kishte arritur të fluturonte në drejtim të një aeroporti rajonal duke përdorur iPad-in për navigim. I gjithë kontrolli në aeroplan kishte humbur dhe e vetmja gjë që zotëronte çifti ishte altimetri dhe shpejtësia.
Ata nuk ishin në gjendje që të lajmëronin kullën e kontrollit të aeroportit dhe arritën të ulnin aeroplanin në një pjesë të pistës ku ishte më pak e zënë. Zyrtarët thane se një ulje e tillë kërkon aftësi të larta drejtimi. Diçka e tillë ishte e padëgjuar për ta. Herën tjetër që keni një udhëtim, mos e lini iPad-in tuaj në shtëpi, mbase mund tju shpëtojë edhe jetën. /PCWorld Albanian/

Leave a Reply

Back to top button