Analiza

Një kamerdare shpëtimi për Francoise Hollande

Hugh Schofield

Më në fund, presidenti francez Hollande po sheh një përmirësim, megjithëse modest, të fatit të tij politik. Lajme të mira pritet të mbërijnë këtë javë për shefin e Elizeut

Screen Shot 2015-02-16 at 20.18.54Ishte e para shitje e avionëve bombardues francezë ‘Rafale’ ndaj një vendi të huaj dhe konkretisht Egjiptit. Gjigandi i automjeteve Renault krijoi 1 mijë vende të reja pune, duke i treguar botës se kufizimi i pagave i mbështetur nga qeveria, po jep frytet e veta. Dhe pastaj ishin dhuratat nga “perënditë e ekonomisë”: bekimi, që presidenti gjithnjë optimist Holond, duhet ta konsiderojë si një provë se politika më e mirë është gjithnjë durimi.
Çmimet e ulëta të naftës; normat e ulëta të interesit; zhvlerësimi i euros: asnjë prej tyre nuk po bën mirë. Por atëherë kush tha që fati i mirë nuk është gjithashtu pjesë e politikës? Solidariteti që prodhoi sulmi terrorist ndaj redaksisë së Charlie Hebdo muajin e kaluar, dhe performanca e tij diplomatike e javës që po lëmë pas në Minsk, të bëjnë të mendosh se presidenti francez duket të ketë pak më shumë “pranverë” gjatë mandatit të tij.
Minsku ishte një përpjekje e profilit të lartë së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të ndërmjetësuar arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Në të vërtetë, ka fryrë një erë optimizmi mbi Paris këto javët e fundit” – thotë Emanuel Leshypre, komentator ekonomik në “BFM Business TV”. “Faktorët e jashtëm kanë krijuar një kontekst financiar tepër të favorshëm” – shton ai.
Ndërkaq Patrik Artus, ekonomist kryesor në “Natixis Investment Bank”, thotë se në kushtet aktuale  ka të ngjarë që deri në fund të vitit mund të ketë një rritje ekonomike në nivelin 1.5 përqind, ose 2 përqind nëse investimet rriten më tej. “Kjo mbase dikujt mund të mos i duket ndonjë gjë e madhe, por për Francën ky është një ndryshim i madh” – nënvizon ai.
Pra, a mundet që rrethanat e ndryshuara ekonomike të shpëtojnë presidentin dikur “të rrethuar”? Sigurisht, që është shumë shpejt për ta thënë këtë, por një përmbledhje e situatës është me vlerë të bëhet. Së pari, do të ishte e padrejtë, të mos e pranojmë se qeveria ka bërë tashmë – dhe në mënyrë të pavarur nga ngjarjet e jashtme – një ndryshim të qartë drejt politikave pro-rritjes.
Ministri i financave Emanuel Makron ka shpenzuar ditë dhe netë në parlament, duke lobuar për projekt-ligjin e reformës që mban emrin e tij, duke fituar përkrahje për prirjen e tij për të bindur të tjerët, në vend se thjesht t’i zbatojë ato. Ligji, një përzierje e 200 masave të ndryshme, nuk do të prodhojë automatikisht mrekulli, por ai është një veprim i qartë në drejtim të përmirësimit të klimës së sipërmarrjes.
“Holond po bën vetëm 10 përqind të asaj që duhet mbi problemet e mëdha, me të cilat përballet Franca: taksa më të ulëta; reforma e tregut të punës dhe kështu me radhë. Ato janë hapa të vegjël, por gjithësesi në drejtimin e duhur. Dhe në Francë është e vetmja gjë që do të ndodhë” – thotë Leshypre. Sipas tij në Francë nuk do të ketë kurrë një revolucion të madh thaçerian.
“Pika e dytë, është se shumëçka do të varet varet nga ajo sesi zoti Holond do ta shfrytëzojë fatin e tij të mirë politik” – deklaron ai.
Nikolas Bejtu, redaktor i gazetës ekonimike “L’Opinion”, shqetësohet se presioni që Franca ka për ndërmarrjen e reformave të thella, do të zhduket. “Kur kohët janë të mira, është shumë më e vështirë të kryhesh reformat që duhet dhe të bindësh njerëzit, se ato janë të nevojshme. Por, natyrisht që ky është momenti, kur ato duhet të kryhen me patjetër. Ajo që qeveria duhet të bëjë pas  uljes së çmimit të naftës, është heqja e e taksave mbi energjinë, dhe përdorimi i sufiçitit për të lehtësuar disi plagët sociale, apo investuar në infrastrukture”- thotë Artus. “Por kjo nuk po ndodh. Në fakt, po lejohet që të gjitha bonuset të shkojnë për konsumatorin, dhe kjo është arsyeja së përse ne po shohim një përmirësim të shpejtë të konsumit. Por nuk është e neojshme, që kjo të bëhet me domosdo në një periudhë afatgjatë”- shton ai. Gjithësesi ai thekson se analistët e huaj, e nënvlerësojnë vendosmërinë e qeverie aktuale, për të lëvizur në drejtimin e duhur:drejt tregjeve më fleksibile të punës, përmirësimin e sistemit të ri-trajnimit, që në Francë është një nga problemet më të mëdha, dhe uljen e taksave. “Por, qeveria e di që edhe nëse e bën këtë, frytet e punës nuk do të jenë të dukshme për 3 apo 4 vjet” – përfundon ai. Kjo ndoshta është arsyeja se përse dhuratat e papritura ekonomike, janë aq të mirëpritura./BBC/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button