Bota

Një kanton në Zvicër ndaloi përdorimin e vellos islamike në hapësirat publike

Një kanton në Zvicër nxori një referendum mbi ndalimin e burkës ose vellos islamike në territorin e tij. Me 67% të votave të banorëve të St. Gallen një kanton ose njësi administrative e këtij vendi votuan në favor të këtij ligji që ndalon mbulimin e fytyrës plotësisht në hapsirat publike. Ky është i dyti pas atij të Ticinos, një tjetër kanton zvicerian që miratoi një masë të ngjashme dy vite më parë. Ligjvënësit e St. Gallen-it kishin dekretuar vitin e kaluar një tekst, në të cilin ndalohej çdo person që bëhej i panjohur duke mbuluar fytyrën në hapsirat publike dhe që vë në rrezik sigurinë publike ose paqen sociale dhe fetare dhe që do të gjobohet. Ligji u miratua nga parlamenti rajonal me mbështetjen e partive të djathta dhe të qendrës në këtë kanton ku flitet gjermanisht. Të gjelbrit dhe Rinia Socialiste akuzuan se është hartuar vetëm për të ndaluar vellon muslimane dhe bllokuan këtë lloj votimi dhe kërkuan që referendumi të vendoset nga qytetarët. Nuk ekziston një ligj kombëtar që të rregullojë mënyrën e veshjes në territorin zvicerian. Qeveria konsideron që kjo çështje të vendoset nga kantonet. Megjithatë parashikohet që zvicerianët të prononcohen mbi këtë çështje në nivel kombëtar ndoshta në vitin 2019; një grup qytetarësh kanë mbledhur 100 000 firma për të realizuar këtë konsultë. Deri më tani vendet europiane që ndalojnë përdorimin e plotë të burkës, hixhabit dhe të formave të tjera të vellos muslimane janë Franca, Danimarka, Belgjika, Letonia, Bullgaria dhe Austria. Hollanda, Norvegjia, Rusia, Italia, Bosnja, Turqia, Spanja dhe Zvicra kanë kufizime të pjesshme në territore të caktura, instuticione etj. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button