Bota

Një këmbanë alarmi, xhihadistët e Internetit “godasin” lart

Screen Shot 2015-04-12 at 18.12.32

Sulmi kibernetik ndaj televizionit francez “TV5 Monde”, nga një grupi hakerash pro ISIS-it “Cyber ​​Caliphate”, është vetëm i fundit i një serie të gjatë. Në 12 janarin e shkuar, ato që vuajtën sulme të ngjashme misterioze dhe kolektive, ishin profilet në Twitter dhe YouTube të Komandës Qëndrore të SHBA-së; një muaj më pas, ata të “Neësëeek International Business Times”. Ndërkohë që nuk mund të harrohen faqet e panumërta të aktiviteteve të vogla lokale, “të shfytyruara” apo dëmtuara përkohësisht, me propagandën e të ashtuquajturit Kalifat. FBI thotë se këto sulme janë rrjedhojë e një dobësie të zakonshme, që karakterizon një përbërës të platformës “Blogging Ëordpress”.

Por nëse vetëm javën e kaluar, analistët e “Recorded Future” mund të shkruanin se nuk bëhej fjalë  për sulme “komplekse ose të sofistikuara”, 3 orët e ndërprerjes së transmetimit të 11 kanaleve të televizionit, ku shumicën e aksioneve e zotëron shteti francez, duket se shënojnë një ndryshim të rrezikshëm prirjeje.

Këtë e pranon vetë drejtori i televizionit, Iv Bizho, ndërsa flet për  një “sulm kibernetik, veçanërisht të fuqishëm”, që ka kërkuar javë të tëra përgatitjeje, dhe tanimë që u krye me sukses, kërkohen disa ditë me rradhë për t’u rikthyer në normalitet. Nuk është më “një aksident, pa të lënduar”, sikurse sugjeronte së fundmi mjeshtri i sigurisë informatike Brus Shnajer, por më tepër një “zile alarmi, që duhet të na nxisë për të rritur mbrojtjen”, si të individëve private, ashtu edhe rrjeteve të tyre, por edhe të infrastrukturës kritike të shtetit, thotë specialisti i kibernetikës në ”Solucom”, Zherom Bilua për “La Reppublica”.

Sepse sulmi i ndaj “TV5 Monde”, hamendëson në mënyrë të vetëdijshme se hetimet janë në vazhdim, dhe një “sulm i përqëndruar, goditi për herë të parë së bashku sistemet e komunikimit të jashtëm, d.m.th rrjetet e saj sociale dhe faqet, dhe transmetimin e brendshëm të programeve televizive”. Sipas Bilua, dy janë hipotezat sesi mund të ketë ndodhur një sulm i tillë:ose nga ndërhyrja përmes një “çare” në sistemin e sigurisë në “TV5 Monde”, ose një përpjekje për të marrë kredencialet e sakta të hyrjes në sistem, përmes mashtrimit nëpërmjet softuarëve dinakë që ndodheshin tek një email, në dëm të një punonjësi të televizionit.

Sipas kësaj teorie, prej aty hakerat qenë në gjendje të hynin në zotërim të plotë të kompjuterit të viktimës, duke patur  qasje në kaskadën e sistemeve kompjuterike të tjera të rrjetit. Tek e fundit diçka e ngjashme, kishte ndodhur edhe në gjetjen dhe identifikimin e aktivistëve sirianë kundër ISIS-it të grupit në Raka, të cilët u kapën më pas dhe u ekzekutuan. Edhe atëherë bëhej fjalë për një virus, i përdorur gjithësesi në një mënyrë ende amatoriale.

Por ushtria e propagandistëve dixhitalë, mund të jetë duke mësuar shumë shpejt. “Ata po e rrisin nivelin e tyre të aftësive teknike, dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë”- thotë Bilua. Nëse deri tani hipoteza me e cituar ishte ajo e Shnajer, sipas të cilit “Cyber Caliphate” nuk është ISIS-i por i disa njerëzve cinikë që kanë boll kohë për të vrarë dhe që janë në kërkim të famës, duke përdorur emrin e tyre. Tashmë Uilliam Rajmond, në sajtin e gazetarisë investigative “Breaking3Zero”, pretendon se ka arritur të gjejë origjinën e një softueri, të përdorur nga një haker algjerian të lidhur me xhihadistët, duke theksuar se transmetimi i tij i parë ishte ndaj një luftëtari të ISIS-it në Irak. Në çdo rast, rezultati është propaganda e rradhës e Kalifatit, së bashku me një kërcënim jo aq ndaj organizatave individuale, por shtetit francez, dhe në veçanti ndaj presidentit Fransua Holond, që ndodhet në vijën e parë të frontit kundër terroristëve, pas ngjarjes tragjike të “Charlie Hebdo” në Paris. Edhe në këtë këndvështrim, misioni u realizua./CDS/ Bota.al

Screen Shot 2015-04-14 at 10.23.19

Leave a Reply

Back to top button