Gjatë qëndrimit të tij të gjatë në krye të FBI, J. Edgar Hoover mblodhi edhe dosje të panumërta të njerëzve më të famshëm. Në veçanti, ai u tërhoq nga Frank Sinatra, “The Voice”. E ndoqi për vite me rradhë, duke bërë një dosje në atë se 2,400 faqe, nga e cila dolën lidhjet e këngëtarit të famshëm me Mafian, e cila do ta ndihmonte atë për të bërë karrierë, por edhe me me Partinë Komuniste. Sinatra (më poshtë në një foto pasi u arrestua me akuzën e tradhtisë bashkëshortore) gjithmonë i ka mohuar këto pretendime, madje edhe kur në vitin 1981 u thirr si dëshmitar në një gjyq të mafias. Ai u hetua në mënyrë të përsëritur, asnjëherë nuk iu nënshtrua akuzave penale për krime mafioze.
Dosja u bë publike në vitin 1998, por pa një fashikull themelor prej 25 faqesh, i mbrojtur nga sekreti shtetëror, i cili do të shpjegonte se pse nuk janë gjetur asnjëherë prova konkrete kundër tij; apo nëse ka patur, janë varrosur me urdhër nga lart.
Urdhëra, thuhet, të vetë vëllezërve Kennedy, të cilët i kishin borxh Sinatras për zgjedhjen e Xhonit si president me mbështetjen e sindikatave në Michigan dhe Illinois, të kontrolluara nga Mafia, të cilës Sinatra “i tha një fjalë të mirë” në favor të JFK-së. /bota.al