Bota

Një lajm i keq nga Arktiku

Sasia e akullit në Arktik ka rënë këtë dimër në nivele të reja rekorde, thanë shkencëtarët amerikanë.

Sipas studimit që ka kryer Qendra Kombëtare për Borë dhe Akull, e mbështetur nga NASA, shtrirja e akullit në Arktik ka rënë në 5.57 milionë milje katrorë. Shifra do të thotë se akulli është tkurrur për 35,000 milje katrorë nga rekordi i mëparshëm më 2015.

Shkencëtarët thanë se pranvera dhe vera, me gjasë, do të sjellin edhe më shumë shkrirje.

“Po e humbim akullin në të gjitha stinët”, tha drejtori i Qendrës, Mark Serreze.

Leave a Reply

Back to top button