Analiza

Një leksion demokracie

John Lloyd

Thuhet se një ditë, dikush pyetii shkrimtarin irlandez, Samuel Beckett nëse ishte anglez, dhe Becket iu përgjigj: “Jo, madje jam kundër”. Një irlandez mund ta ketë thënë vërtetë kët ëgjë. Në fakt, një irlandez ishte “kundër” një anglezi. Skocezët kanë vendosur që nuk janë

Skoci 0202Thuhet se një ditë, dikush pyeti shkrimtarin irlandez, Samuel Beckett nëse ishte anglez, dhe Becket iu përgjigj: “Jo, madje jam kundër”. Një irlandez si ai mund ta ketë thënë vërtetë. Normale në atë kohë, mbi të gjitha në fillimet e shekullit XX, kur revolucioni kundër Britanisë së Madhe i dha jetë një shteti të veçuar, mosbesues prej dekadash, ndaj Britanisë së Madhe. Normale që pikërisht në atë epokë, një irlandez ka qenë më shumë se kurrë “kundër” një anglezi. Skocezët dëgjuan t’u thuhet prej nacionalistëve se edhe ata duhet të jenë “kundër” anglezëve, por dje vendosën që nuk është kështu. Referendumi për pavarësinë ka qenë një leksion i bukur demokracie, argument për të cilin britanikët janë mbathur prej kohësh. Gjatë dekadave të ndryshme, Partia Nacionale Skoceze ka arritur të mbledhë përreth vetes një elektorat gjithnjë e më të shumtë që e mbështet, si ide të pavarësisë. Partia ka fituar shumicën e vendeve në parlamentin skocez, dhe qeveris në mënyrë eficiente.
Pas fitores në parlament, partia kërkoi zhvillimin e një referendumi për pavarësinë. David Cameron, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar, duke pranuar edhe që pyetja në referendum të formulohej në këtë mënyrë: “A duhet të jetë Skocia një shtet i pavarur?” Për më tepër: ka pranuar që skocezët që nuk banojnë në Skoci, të mos kishin të drejtën e votës. Cfarë zhgënjimi për ne, 700 mijë banorë të Anglisë që e quajmë veten ende skocezë (përveçse britanikë), megjithatë e pranuam.
Fushata ishte civile dhe shumë demokratike, domethënë ka zgjuar një vend që rrallëherë ka një prani në kutitë e votimit mbi 65%, ndërkohë që këtë herë ka qenë 85%; dhe ka hapur një debat që ka depërtuar kudo. Ka ndodhur edhe në Angli. Të flasësh me theks skocez do të thotë të ftosh të flasësh për Kushtetutën e vendit, zakonisht në mënyrë të sjellshme, ndonjëherë me skepticizëm, rrallëherë me armiqësi.
Ndonjë episod të vogël dhune në Skoci ka patur, me sa duket mbi të gjitha prej mbështetësve të “PO”-së, në tentativën për të bërë të heshtin oratorët e “JO”-së, dhe në dy raste duke detyruar udhëheqësin laburist, Ed Miliband që të heqë dorë nga diskutimi i tij. Disa mbështetës të pavarësisë janë ndier të kërcënuar, gjë që mund të shpjegojë hendekun mes sondazheve të opinionit dhe rezultatit real: “shumica e heshtur” me sa duket është shprehur me sinqeritet vetëm brenda dhomës së votimit. Mëkat. Megjithatë, jemi shumë larg prej Këmishave të Zeza të Berlinit 1933.
Megjithatë, ka edhe një tjetër leksion që mund të nxirret nga referendumi, shumë më pak i pëlqyer për europianët: pavarësisht humbjes së nacionalistëve, vetë fakti që referendumi u zhvillua, që qeveria kombëtare e organizoi dhe që qeveria rajonale e zhvilloi në mënyrë të përgjegjshme, përbën një shembuj për nacionalistët e vendeve të tjerë. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy nuk do të gëzohet prej referendumit në Skoci, duke parë që Katalonja dëshiron të bëjë të njëjtën gjë. Një shembull qeverisjeje demokratike, që atij i është kërkuar ta lartësojë.
Por nuk bëhet fjalë vetëm për nacionalizëm: Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, ka parashtruar për skocezët vizionin e një vendi të pavarur, të pasur falë vendburimeve të naftës në Detin e Veriut, në gjendje të ndërtojë një socialdemokraci të stilit skandinav. Salmond e ka bërë duke vënë në shënjestër Parlamentin e Uestminsterit me të gjithë partitë kombëtare, e sidomos qeverinë e koalicionit të Mbretërisë së Bashkuar të udhëhequr nga konservatorët – në “mëshirën” e ortodoksisë “neoliberale” dhe masave qesharake të kursimit, prej të cilace një Skoci e pavarur do të kishte shpëtuar lehtësisht. Në krahasim me zona të tjera të Europës, në të vërtetë masat e shtrëngimit janë më të vogla në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rritja e GDP vitin që kaloi ka qenë më e larta, me një rënie të papunësisë, mbi të gjitha mes të rinjve.
Megjithatë, është e vërtetë që ka patur shkurtme të konsiderueshëm në shpenzimet sociale, buxhetet e autoriteteve lokale dhe Mbrojtjen. Si gjithmonë, ajo që ka vuajtur më shumë nga shkurtimet buxhetore ka qenë shtresa më e varfër e popullsisë, dhe për këtë arsye zemërimi dhe dëshpërimi, të dy realë, janë të fortë dhe ndikojnë negativisht mbi popullaritetin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Kryeministrit Cameron.
Skocia e ka çduar drejt pasojave ekstreme këtë mungesë popullariteti, e megjithatë ajo nuk e ka monopolin për të qenë zëdhënëse. Në këtë pikë duhet rimarrë pyetja e formuluar në kohën e tij nga Peter Mair, studiues në Universitetin europian të Firences, në librin: “Të qeverisësh boshllëkun”: si mund të qeverisësh “me përgjegjshmëri”, duke kënaqur nevojat e elektoratit dhe në të njëjtën kohë të mbash inflacionin dhe borxhin në nivele të ulët, duke kufizuar shpenzimet publike, shkurtuar burokracinë? Kjo është një sfidë që çdo qeveri duhet ta ndeshë kudo: por është një sfidë sidomos e theksuar në Europë, dhe Rusia e ka bërë edhe më të dukshme në nivel zyrtar.
Në fund, Skocia ka tërhequr vëmendjen për asimetrinë e Mbretërisë së Bashkuar, në brendësi të të cilës Anglia zë 85% të popullsisë, ndërkohë që palët e tjera – Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi – kanë të gjitha dimensione shumë më të vegjël por kanë të gjitha parlamentet e tyre. Vetëm anglezët nuk kanë. Menjëherë pas marrjes së rezultatit të referendumit, në televizionet britanikë janë shfaqur shumë politikanë anglezë që janë ankuar për faktin që Skocia trajtohet me vlerësim të veçantë, ndërkohë që nuk ekziston i njëjti vlerësim në trajtimin e Anglisë. Presioni për një parlament anglez me siguri do të rritet.
Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë, të mbërrihet në një union si ai i SHBA, Gjermanisë, Italisë, vende ku rajone apo shtete të fortë jetojnë në mënyrë pak a shumë të rehatshme në brendësi të një strukture kombëtare. Fortësia në dukje e Mbretërisë së Bashkuar ka fshehur në fakt një strukturë kushtetuese tre shekullore që është vjetëruar dhe që tani duhet ndryshuar. Nga ky pikëvështrim, Skocia dhe e gjithë Mbretëria e Bashkuar duhet të shikojë përtej kufijve të saj dhe të gjejë shembuj të vlefshëm gjetkë, duke u sforcuar t’i japë jetë një unioni që të plotësojë kërkesat e barazisë në trajtim, të cilat me siguri nuk do të zhduken.
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button