Analiza

Një libër për lidhjet e Putinit me botën e krimit

Putin Views Russian Arms On Display At ExpoShtëpia botuese amerikane, “Simon & Schuster” ka njoftuar se do të publikojë librin që trajton lidhjet e dyshuara të presidentit rus, Vladimir Putin me krimin e organizuar.

Ky libër ishte refuzuar nga një botues britanik për shkak të frikës së padisë për shpifje. “Simon & Schuster” , përmes një komunikate ka njoftuar se libri i Akademikes amerikane, Karen Dawisha do të publikohet më 16 shtator me titullin: “Kleptokracia e Putinit: Kush e ka në pronësi Rusinë?”. Autorja, në muajin prill kishte thënë se shtëpia botuese britanike “Cambridge University Press” kishte planifikuar ta botojë librin, por e kishte refuzuar dorëshkrimin në fillim të këtij viti nga frika e padisë për shpifje. Libri, që Dawishës i janë dashur pesë vjetë për t’i kryer kërkimet dhe për ta shkruar, përfshinë dyshimet se Putini dhe bashkëpunëtorët e tij janë të përfshirë në marrëveshje ilegale financiare të kryera në Shën Peterburg, gjatë të 90-ve.

Leave a Reply

Back to top button