Analiza

Një luftë mes dy botëve

Një analizë brilante e George Friedman, themelues dhe Drejtor i “Stratfor”, shkruajtur për “Geopolitical Weekly”. Libri i tij “Pikat e nxehta: Krizat që po shfaqen në Europë” do të botohet në 27 janar

islam

Vrasjet në Paris të karikaturistëve që vinin në lojë Islamin dhe hebrenjve që po bënin pazarin e të Shtunës, nga ana e islamistëve, kanë galvanizuar botën mbarë. Dhe një botë e galvanizuar është gjithmonë e rrezikshme. Njerëzit e galvanizuar mund të bëjnë gjëra të pakujdesshme. Pikërisht në momentet më ekstremë dhe të mbushur me emocione, nevojitet distancë dhe ftohtësi. Unë jam i tunduar që të shpërthej në zemërim. Por nuk është vendi im për ta bërë. Detyra ime është të përpiqem ta analizoj ngjarjen, ta vendos në kontekst dhe të përpiqem të kuptoj çfarë ka ndodhur dhe përse. Prej kësaj, pasi të bjerë zemërimi, mund të bëhen plane veprimi. Zemërimi ka vendin e vet, por veprimet duhet të ndërmerren me disiplinë dhe të mirëmenduar.

Kam zbuluar që, duke i menduar gjërat gjeopolitiki- sht, mundem që ta qetësoj zemërimin tim dhe të gjej, në mos kuptimin, të paktën shpjegimin për ngjarje si kjo. Libri im i ri pritet të botohet në 27 janar. I titul- luar: “Pikat e nxehta: Krizat që po shfaqen në Europë”, ai flet për shpalosjen e dështimit të eksperimentit të madh europian, Bashkimit Europian, dhe rishfaqjen e nacionalizmit në Europë. Ai flet për rishfaqjen e ku- fijve dhe pikave të nxehta të Europës dhe ngre pyetjen nëse përpjekjet europiane për të eleminuar konfliktin do të dështojnë. E përmend këtë libër, sepse një kapitull flet pikërisht për kufirin e Mesdheut dhe për konfliktin shumë të vjetër mes Islamit dhe Kristianizmit. Natyrisht, është një problem të cilit i jam kushtuar shumë, dhe do të shkëpus ide nga libri, në përpjekjen për t’u dhënë kuptim vrasësve dhe të vrarëve.
Më lejoni të citoj prej atij kapitulli: “Kemi folur për kufij tokësorë, dhe se si këta janë edhe të lidhur, edhe të ndarë. Por këtu kemi një kufi detar, që ndryshon në shumë drejtime, por ndan një tipar the- melor me kufirin tokësor. Afërsia ndan po aq shumë sa bashkon. Ajo lehtëson tregtinë, por edhe luftën. Për Eu- ropën, ky është një tjetër kufi sa i njohur, aq edhe thellësisht i huaj.

Islami e ka pushtuar Europën dy herë nga Mesdheu – fillimisht në Iberik, herën e dytë në Europën juglindore, si dhe duke “ndukur” në Siçili dhe gjetkë. Kristianizmi e ka pushtuar Islamin disa herë, fillimisht gjatë Kryqëzatave dhe në betejën për të dëbuar myslimanët nga Iberiku. Më pas, i sprapsi turqit nga Europa qendrore. Të krishterët më në fund e kaluan Mesdheun në shekullin 19, duke marrë kontrollin e hapësirave të mëdha në Afrikën e Veriut. Secila prej këtyre dy feve donte të dominonte tjetrën. Secila u duk se iu afrua shumë objektivit. Asnjëra nuk pati sukses. E vërtetë mbetet që Islami dhe Kristianizmi ishin të fiksuar pas njëri-tjetrit që në takimin e tyre të parë. Ashtu si Roma dhe Egjipti, këta kanë bërë tregti me njëri-tjetrin, por edhe kanë bërë luftë me njëri-tjetrin.

Të krishterët dhe myslimanët kanë qenë armiq të ven- dosur, në betejën për kontrollin e Iberikut. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë që kanë qenë edhe aleatë: Në shekullin 16, Turqia otomane dhe Venecia bënë aleancë për të kontrolluar Mesdheun. As edhe një frazë e vetme nuk mundet të përmbledhë marrëdhënien mes këtyre të dyjave, përveç, ndoshta, kësaj: Rrallëherë ndodh që dy besime fetarë të jenë kaq të fiksuar pas njëri-tjetrit, e në të njëjtën kohë kaq kontradiktorë. Eshtë një përzierje shpërthyese.

Migrimi, multikulturalizmi dhe getoizimi

Kriza aktuale i ka rrënjët në kolapsin e hegjemonisë europiane mbi Afrikën e Veriut, pas Luftës së Dytë Botëro- re dhe nevojës së europianëve për krah të lirë pune.
Si rezultat i mënyrës se si morën fund marrëdhëniet e tyre imperiale, ata u lejuan që të lejojnë migrimin e myslimanëve në Europë, dhe kufijtë e përshkueshëm të Bashkimit Europian i lejuan këta që të vendoseshin ku të dëshironin. Myslimanët, nga ana e tyre, nuk erdhën në Europë për t’iu bashkuar një transformimi kultu- ror. Ata erdhën për punë, dhe para, dhe për arsyet më të thjeshta. Nevoja e europianëve për krah të lirë pune dhe nevoja e myslimanëve për punë u kombinuan për të prodhuar një lëvizje masive popullsish.
E gjitha u komplikua prej faktit që Europa nuk ishte më thjeshtë e krishterë. Kristianizmi e kishte humbur kontrollin e tij hegjemon mbi kulturën europiane gjatë shekujve të mëparshëm dhe atij i ishte bashkuar, në mos e kishte zëvendësuar, një doktrinë e re laicizmi. Ky i fundit bënte një dallim të qartë mes jetës publike dhe private, ku feja, në cilindo kuptim tradicional, ishte zhvendo- sur në jetën private, pa kurrfarë ndikimi në atë publike. Ka shumë joshje laicizmi, sidomos liria për të besuar atë që do, në jetën private. Por, laicizmi paraqet edhe një problem publik. Ka nga ata, besimet e të cilëve janë kaq të ndryshëm prej besimeve të të tjerëve, saqë gjetja e një gjuhe të përbashkët në hapësirën publike është e pamundur. Dhe ka nga ata, për të cilët vetë dallimi mes privates dhe publikes është ose i pakuptimtë, ose i papranueshëm. Krijimet kompleksë të laicizmit kanë forcën e tyre tërheqëse, por jo të gjithë janë të joshur.
Europa e zgjidhi problemin me dobësimin e Kristianizmit, që i bëri të pakuptimta betejat e vjetra mes fraksioneve të të krishterëve. Por, këta kishin ftuar në mesin e tyre njerëz që, jo vetëm nuk ndanin doktrinat themelore të laicizmit, por edhe i hidhnin poshtë këto. Atë që Kri- stianizmi e shihte si progres, duke iu larguar konfliktit sektar, myslimanët (dhe disa të krishterë) mund ta shohin si thjeshtë dekadencë, një dobësim të besimit dhe humbje të bindjeve.
Këtu ka një pyetje, se çfarë duam të themi kur flasim për gjëra si Kristianizmi, Islami dhe laicizmi. Ka më shumë se një miliardë të krishterë dhe më shumë se një miliardë myslimanë, si dhe një numër shumë të madh laikësh. Eshtë e vështirë të përcaktosh se çfarë do të thuash kur përdor secilën prej këtyre fjalëve dhe shumë e kollajtë të pretendosh se kuptimi i gjithkujt tjetër është (ose nuk është) ai i duhuri. Ka një pavendosmëri të ngulitur në përdorimin tonë të gjuhës, që na lejon ta zhvendosim përgjegjësinë e veprimeve në Paris nga një besim fetar, tek një degë e këtij besimi, apo tek veprimet e atyre që tërhoqën këmbëzën. Ky është problemi universal i lai- cizmit, i cili u shmanget stereotipeve. Ai e lë të paqartë se kush duhet bërë përgjegjës për çfarë. Duke transferuar të gjithë përgjegjësitë te individi, laicizmi ka prirjen që zhveshë nga përgjegjësia kombe dhe besime fetarë.
Kjo nuk është domosdoshmërisht e gabuar, por krijon një problem praktik shumë të madh. Nëse askush tjetër, përveç atentatorëve dhe mbështetësve të tyre më të afërt nuk është përgjegjës për veprimin, dhe të gjithë të tjerët që ndajnë të njëjtin besim me ta janë të pafaj, atëherë ke bërë një gjykim moral të mbrojtshëm. Por praktikisht, ti ke paralizuar aftësinë tënde për të mbrojtur vetveten. Eshtë e pamundur të mbrohesh ndaj dhunës rastësore dhe e palejueshme të caktosh përgjegjësi kolektive. Kom- pleksiteti moral ka qenë për Europën një problem i vësh- tirë për t’u zgjidhur. Jo të gjithë myslimanët – as edhe shumica e myslimanëve – nuk janë përgjegjës për këtë. Por të gjithë ata që i kryen këta krime ishin myslimanë që pretendonin se flisnin në emër të myslimanëve. Mund të thuash se ky është problem mysliman dhe t’ua vësh myslimanëve përgjegjësinë për ta zgjidhur atë. Por, çfarë ndodh nëse nuk e zgjidhin? Dhe kështu, debati moral tirret pa fund.

Kjo dilemë përforcohet prej sekretit të fshehur të Europës: Europianët nuk i shohin myslimanët nga Afrika e Veriut apo Turqia si europianë, as nuk kanë ndërmend t’i lejojnë që të jenë europianë. Zgjidhja europiane për izoli- min e tyre është koncepti i multikulturalizmit – në sipër- faqe një ide shumë liberale, dhe në praktikë, një lëvizje për fragmentim kulturor dhe getoizim. Por, prapa fshihet një tjetër problem, dhe ky është edhe gjeopolitik. Tek “Pikat e nxehta…” unë shkruaj që:
“Multikulturalizmi dhe e gjithë sipërmarrja me imigrantët u përballën me një tjetër sfidë. Europa ishte e mbipopulluar. Ndryshe nga SHBA, ajo nuk kishte hapësirë për të përfshirë brenda saj miliona imigrantë – sigurisht, jo në mënyrë të përhershme. Edhe me shifrat e popullsisë në rënie të ngadaltë, rritja e popullsië sidomos në vendet ku kjo ishte më e lartë ishte e vështirë të menaxhohej. Doktri- na e multikulturalizmit natyrshëm nxiti një shkallë sepa- ratizmi. Kultura nënkupton një dëshirë për të jetuar me popullin tënd. Duke parë statusin ekonomik të imigrantëve në të gjithë botën, përjashtimin e pashmangshëm që ndo- shta është pjesë e paqëllimshme e multikulturalizmit si dhe dëshirën e njerëzve për të jetuar me të ngjashmit, myslimanët u gjendën duke jetuar në kushte me mbipopullim të madh dhe në varfëri. Kudo përreth Parisit ka ndër- tesa të larta me apartamente, që ndajnë myslimanët nga francezët, të cilët jetojnë gjetkë.

Sigurisht, këto vrasje nuk kanë fare të bëjnë me varfërinë. Imigrantët e sapombërritur janë gjithmonë të varfër. Dhe, deri kur mësojnë gjuhën dhe zakonet e vendit ku emigrojnë, ata janë gjithmonë të getoizuar dhe të huaj. Eshtë brezi i ardhshëm që “shkrihet” në kulturën dominuese. Por, sekreti i “pistë” i multikul- turalizmit ishte që pasojat e tij përjetësonin izolimin e myslimanëve. Dhe nuk ishte qëllimi i myslimanëve që të bëheshin europianë, edhe nëse mundeshin. Ata erdhën të bëjnë para, jo të bëhen francezë. Cektësia e sistemit europian të vlerave të pasluftës u shndërrua si pasojë në shfaqjen e horrorit që pamë në Paris javën që kaloi.

Roli i ideologjisë

Por ndërkohë që europianët kanë probleme të caktuar me Islamin, dhe i kanë patur për më shumë
se 1000 vjet, ka edhe një problem tjetër, më të përgjithësueshëm. Kristianizmi është zhveshur prej zellit të tij evangjelist dhe ai nuk e përdor më shpatën për të vrarë dhe konvertuar armiqtë. Të paktën disa pjesë të Islamit e kanë ruajtur atë zell. Dhe të thuash që jo të gjithë myslimanët e ndajnë këtë vizion nuk e zgjidh problemin. Shumë myslimanë ndajnë zellin për të vënë në rrezik jetët e atyre që urrejnë, dhe kjo prirje drejt dhunës nuk mund të tolerohet as nga objektivat europianë, as nga myslimanët që refuzojnë t’i jepen një ideologjie xhihadiste. Dhe nuk ka mënyrë për të dalluar ata që mund të vrasin, nga ata që nuk e bëjnë. Komu- niteti mysliman mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë dallim, por një polic amerikan apo europian 25-vjeçar nuk mundet. Dhe myslimanët ose nuk munden, ose nuk duan të bëjnë policin e vetvetes. Kështu që, mbe- temi në një gjendje lufte. Kryeministri francez, Manuel Valls e ka quajtur një luftë ndaj Islamit radikal. Nëse këta do të mbanin uniforma apo distinktivë, atëherë luftimi i islamikëve radikalë nuk do të ishte problem. Por pavarësish dallimit që bën Valls, bota as nuk mund të pranojë sulme periodikë, as nuk mund ta shohë të gjithë komunitetin mysliman si një rrezik potencial, deri kur provohet ndryshe. Këto janë zgjedhje të tmerrshme, por historia është e mbushur me to. Të bësh thirrje
për luftë ndaj islamizmit radikal është njësoj si të bësh thirrje për luftë ndaj ndjekësve të Zhan Pol Sartrit. Si duken këta, ekzaktësisht?
Paaftësia e europianëve për t’u pajtuar me realitetin që vetë kanë krijuar në këtë dhe çështje të tjera, nuk e pengon të kuptuarit se luftëra me prani trupash të huaja po ndodhin në shumë vende myslimanë. Situata është komplekse, dhe moralisht është thjeshtë një tjetër armë për të provuar që tjetri është fajtor dhe ti je i pafaj. Dimensionet gjeopolitikë të marrëdhënies së Islamit me Europën, apo Indinë, apo Tailandën, apo SHBA nuk i hapin rrugë moralizimit.
Diçka duhet bërë. Unë nuk e di se çfarë duhet bërë, por kam dyshim që e di se çfarë po vjen. Së pari, nëse është e vërtetë që Islami thjeshtë po reagon ndaj krimeve që janë bërë kundër tij, këta krime nuk janë të rinj dhe si- gurisht nuk e kanë origjinën në krijimin e Izraelit, push- timin e Irakut apo ngajrjet e fundit. Kjo gjë ka shumë më tepër kohë që ndodh. Për shembull, Asasinët ishin një urdhër i fshehtë Islamik për të luftuar individë që ata i shihnin si heretikë myslimanë. Nuk ka asgjë të re në atë që po ndodh, dhe kjo nuk do të marrë fund nëse në Irak arrihet paqja, nëse myslimanët pushtojnë Kash- mirin apo nëse Izraeli shkatërrohet.

Po kështu, nuk pritet që laicizmi të përfshijë gjithë botën islamike. Pranvera Arabe ishte një fantazi perëndimo- re, sikur kolapsi i komunizmit në 1989-ën po përsëri- tej tashmë në botën islamike, me të njëjtët rezultate. Sigurisht që ka liberalë dhe laicistë myslimanë. Megji- thatë, këta nuk i kontrollojnë ngjarjet dhe janë pikërisht ngjarjet, dhe jo teoria, që i japin formë jetëve tona.

Sensi europian i kombit i ka rrënjët në historinë e për- bashkët, në gjuhën, etninë dhe po, në kristianizmin apo trashëgimtarin e tij, laicizmin. Europa nuk ka koncept të kombit pa këto gjëra dhe myslimanët nuk ndajnë asnjërën prej tyre. Eshtë e vështirë të imagjinosh një tjetër rezultat, përveç një raundi tjetër getoizimi dhe dëbimi. Eshtë e neveritshme për ndjeshmëritë e euro- pianëve sot, por sigurisht jo e huaj për historinë e Eu- ropës. Duke mos qenë në gjendje të dallojë myslimanët radikalë nga myslimanët e tjerë, Europa do të shkojë gjithnjë e më shumë, dhe në mënyrë të pavetëdijshme, në këtë drejtim.

Paradoksalisht, kjo do të jetë pikërisht ajo që duan myslimanët radikalë, sepse do të forcojë pozicionin e tyre në botën islamike në përgjithësi, dhe në Afrikën e Veriut dhe Turqi në veçanti. Por alternativa e mos for- cimit të islamikëve radikalë është jeta nën rrezikun e vdekjes, nëse këta ndihen të fyer. Dhe në Europë, kjo nuk do të durohet.

Ndoshta do të shpiket një pajisje magjike, që do të na mundësojë të lexojmë mendjet e njerëzve, për të për- caktuar se cila është ideologjia e tyre. Por duke parë reagimin e fortë të njerëzve në Perëndim kundër qeveri- ve që lexojnë emaile, kam dyshime se do e lejojnë këtë gjë, sidomos pas disa muajsh, kur vrasëst dhe të vrarët të jenë harruar dhe europianët do të bindin vetveten se aparati i sigurisë thjeshtë po përpiqet t’i shtypë të gjithë. Dhe sigurisht, mos nënvlerësoni asnjëherë potencialin shtypës të forcave të sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë ndryshe në këtë kuptim. Eshtë një regjim artificial, jo i natyrshëm. U krijua nga themeluesit e kombit mbi disa parime dhe është i hapur për këdo që pranon këto parime. Nacionalizmi europian është romantik, natyralist. Ai varet prej lidhjeve që i kanë rrënjët në kohëra të lashta dhe nuk mund të këpu- ten kollaj. Por ideja e parimeve të përbashkët përveç atyre të veta është fyese për besimet fetarë kudo, dhe në këtë moment të historisë, ky mospëlqim është veçanëri- sht i pranishëm mes myslimanëve. Eshtë një e vërtetë që duhet pranuar.
Kufiri tokësor në Mesdhe ishte një vend konflikti që përpara se të ekzistonin Kristianizmi dhe Islami. Do të mbetet një vend konflikti edhe pasi të dy këta të humba- sin dashurinë e fortë në ato që besojnë. Eshtë iluzion të besosh se konfliktet që i kanë rrënjët në gjeografi, do të eleminohen. Eshtë gjithashtu gabim që të jesh kaq filo- zofik, sa të çlirohesh nga frika njerëzore se mos vritesh në tryezën tënde të punës, për idetë e tua. Po hyjmë në një vend që nuk ka zgjidhje. Një vend i tillë ka vendime, dhe të gjithjë zgjedhjet në dispozicion do të jenë të këqia. Ajo që duhet bërë do të bëhet, dhe ata që refuzojnë
të zgjedhin do ta shohin veten si më moralë se ata që zgjedhin. Ka një luftë, dhe ashtu si të gjithë luftërat, kjo është shumë e ndryshme nga e kaluara, për nga mënyra si po zhvillohet. Por gjithësesi mbetet luftë, dhe të moho- sh këtë do të thotë të mohosh të dukshmen.

* George Friedman është themelues dhe Drejtor i Stratfor. Libri i tij “Pikat e nxehta: Krizat që po shfaqen në Europë” do të botohet në 27 janar.

Perkthimi:
Ermal Gjinaj/www.bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button