Shkence

Një mal artificial për të bërë shi në shkretëtirë?

Screen Shot 2016-06-06 at 15.06.54

Ngritur deri në 830 metra, Burj Khalifa në Dubai – pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe – është një mrekulli e inxhinierisë, dhe ndërtesa më e madhe në botë, për momentin. Shumë shpejt mund të jetë e vockël, në krahasim me një megastrukturë në shkretëtirë. EBA, me ndihmën e Qendrës Kombëtare për Kërkime Atmosferike në SHBA, po shqyrton ndërtimin e një mali për të rritur sasinë e shirave. Studimi vetëm sa ka nisur, por studiuesit presin që të kenë rezultatet e parë të modelit, lkëtë verë.

Ndërkohë që një mal artificial mund të tingëllojë e pabesueshme, ky nuk është sugjerimi i parë. Në vitin 2011, një grup holandez shqyrtoi mundësinë për ndërtimin e një maje 2 kilometra për sporte dhe argëtim. Ndërkohë që nuk shkuan më tutje, studiuesit thanë se mund të realizohet.

Një mal në EBA, një prej 10 shteteve më të thatë në Tokë, nuk do të ishte për ski, por për të nxitur formimin e reve dhe shirave aq të nevojshëm. Rritja e kërkesës për ujë në vend, bashkë me pasojat e ndryshimit të klimës, e bëjnë të pamjaftueshme sasinë prej vetëm 75 mm shi që bien në vit. Për këtë arsye ka nisur edhe shfrytëzimi i impianteve shumë të kushtueshëm të shkripëzimit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button