Zodiak

Një mesazh i fortë nga letrat, zgjidh njërën…

Shikoni 3 letrat më poshtë dhe zgjidhni atë që ju tërheq më së shumti. Çdo letër mban një mesazh të rëndësishëm për t’ju frymëzuar.

1. Anija

Është koha për të kërkuar horizonte të reja, për të udhëtuar ose për të ndryshuar, për të jetuar aventura të reja dhe për të dhënë një drejtim të ri trajektores së ekzistencës suaj. Ndryshime gjithmonë pozitive dhe të rëndësishme, si materialisht dhe shpirtërisht (nga shtëpia, puna ose shëndeti), po ju ndodhin.

2. Rrugët

Përfaqëson vullnetin e lirë që, nëse nga njëra anë na jep sigurinë se ekziston gjithmonë një drejtim për çdo gjë në jetë, nga ana tjetër e vë në duart tona vendimin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur, për të vazhduar në rrugën e njohur, apo ndjekur një rrugë të re.

Zbulon vullnet dhe këmbëngulje përballë pengesave, tregon mundësinë e ndryshimit, eksplorimin e territoreve të reja, paralajmëron një kohë të mirë për të diversifikuar dhe për të eksploruar gjëra të reja.

3. Drapëri

Tregon transformimin, e paraprirë zakonisht nga një situatë e vështirë dhe delikate, në të cilën një prerje, një ndarje ose një humbje është e nevojshme për të patur rritje. Humbjet dhe ndarjet emocionale janë shpesh të dhimbshme; ne jemi të detyruar të heqim dorë nga diçka shumë e rëndësishme për ne.

Tregon fundin e vuajtjes, një humbjeje ose tregon se diçka në jetën tonë po kalon një proces transformimi, ri-vlerësimi ose riformulimi, i nevojshëm për evolucionin tonë personal.

Leave a Reply

Back to top button