Bota

Një muze në Francë zbuloi se gjysma e koleksionit të tij është false

Një muze kushtuar veprës së piktorit francez, Étienne Terrus ka zbuluar se më shumë se  gjysma e koleksionit të tij është i rremë. Muzeu Terrus në Elne, vendi e lindjes së artistit, bëri me dije se 82 nga 140 pikturat e artistit janë false. Yves Barniol, kryebashkiak në Elne u shpreh për televizionin  France 3 se një hetim mbi këto piktura u nis fill pas dyshimeve të shprehura nga historiani i artit, Eric Forcada në lidhje me autenticitetin e koleksionit të ekspozuar në muze. Forcada u thirr si kurator nga muzeu që sapo kishte blerë 80 piktura të reja. Pas dyshimeve të para, kryebashkiaku Barnoil thirri një panel ekspertësh për ta konfirmuar këtë dyshim.

Forcada ishte i pari që pa mospërputhje në stil të pikturave, disa nga ndërtimet që shiheshin në vepra nuk ishin gjatë kohës që Terrus ishte gjallë. Policia konfiskoi veprat false dhe filloi hetimin për mashtrim. Hetuesit dyshojnë se muze të tjerë mund të jenë viktima të kësaj skeme mashtrimi me një sërë veprash arti të artistëve francezë jugorë që mund të jenë në ekspozita në të gjithë Francën. “Si mund të identifikojmë veprat false në të ardhmen?” – pyeti eksperti në një intervistë dhënë TV France 3. “Rasti Terrus na lejon të pastrojmë pak këtë treg,” – shtoi ai. Para skandalit, pikturat e Terrusit janë shitur për 18 118 dollarë, ndërsa vizatimet dhe akuarelët e firmosur nga artisti arritën 2415 dollarë. Muzeu Terrus hapi portat për herë të parë në vitin 1994 me një qëllim për të nderuar artistin vendas që lindi në 1857 dhe vdiq në 1922.

Piktori punoi kryesisht mbi akuarelët dhe vajrat me një stil të fovizmit të Henri Matisse. Veprat e tij shquhen për ngjyrat e gjalla dhe prirjet impresioniste që zgjerojnë aparencën natyrore të portreteve përmes nuancave dhe imagjinatës. U paguan rreth 170 000 dollarë për veprat false gjatë dekadave të fundit, mes të cilave gjenden akuarele dhe vizatime. Pavarsisht fiaskos, kryebashkiaku siguroi se do të vazhdojnë të promovojnë artin vendas. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button