Një pasagjer që me sa duket ka qenë në bordin e avionit të Malaysia Airlines që u rrëzua dje mbi Ukrainë postoi një fotografi teksa ndodhej në avion, me një mesazh ogurzi përpara nisjes së avionit fatkeq. Përkthyer nga gjuha hollandeze, mesazhi thotë: “Në rast se do të humbasë edhe ky, ja shikojeni se si është avioni”.
Cor Pan e postoi fotografinë në Facebook ndërsa ndodhej në avion në aeroportin e Amsterdamit. Kuptohet që postimi i tij i referohej avionit tjetër të Malaysia Airlines i cili humbi në fillim të këtij viti dhe që ende nuk është gjetur.
Më shumë se 150 vetë kanë komentuar në faqen e facebook për të ofruar ngushëllimet e tyre.