Shkence

Një pajisje fluturuese për të vëzhguar nga afër yjet

sentinelDisa shkencëtarë amerikanë kanë zhvilluar një kryqëzor stratosferik, të projektuar për të studiuar atmosferën në një lartësi prej 20 000 metrash. Është i izoluar nga një pëlhurë e bardhë poliestre e cila mund të përballojë mirë ndryshimet në temperaturë dhe presion në lartësi të madhe.
Hi Sentinel, ky është emri i tij, është një paisje fluturuese e projektuar për kërkime atmosferike dhe astronomi, e cila do të luhatet në stratosferë, duke arritur në 20 mijë metra mbi nivelin e detit: ai do të jetë paisja e parë e këtij lloji në gjendje të ngjitet  kaq lartë dhe të qëndrojë atje kaq gjatë .
Në kuotë të lartë zhvillohen procese kimike shumë të rëndësishme në drejtim të klimës, të cilat tani mund të analizohen më nga afër. Fakti që ky mjet fluturues mund të manovrohet nga toka është një përparësi e madhe në krahasim me sondat balona konvencionale. Gjithashtu, ndryshe nga avioni, këto paisje fluturuese të manovrueshme mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të caktuar. Nga stratosfera, në fund të fundit, pamja  e kupës qiellore vihet re shumë më mirë se sa nga sipërfaqja e Tokës: një arsye e mirë për të pajisur mjetin fluturues me një teleskop.

Leave a Reply

Back to top button