Thenie

Një pasazh i mrekullueshëm nga Mark Aureli, për t’ju mbajtur të motivuar

screen-shot-2016-12-06-at-10-04-32

Në agim, kur keni probleme për t’u ngritur nga shtrati, thuajini vetes: “Më duhet të shkoj në punë – si një qenie njerëzore. Përse duhet të ankohem, nëse do të bëj atë gjë për të cilën kam lindur – gjërat për të cilat erdha në këtë botë? Apo mos jam krijuar për këtë gjë? Që të rri ngrohtë nën batanije?

– Por këtu është më këndshëm …

Atëherë, ke lindur për t’u ndjerë “këndshëm”? Në vend që të bësh gjëra dhe t’i përjetosh ato? Nuk i sheh bimët, zogjtë, milingonat dhe merimangat dhe bletët që ia nisin punës së tyre, duke vënë botën në rregull, sa më shumë e sa më mirë që të munden? Dhe ti nuk je i gatshëm të bësh punën tënde si qenie njerzore? Përse nuk rend të bësh atë që natyra kërkon prej teje?

– Por ndonjëherë duhet të lejmë …

Dakord. Por natyra i ka vënë një limit kësaj – ashtu sikurse i ka vënë limit edhe të ngrënit e të pirit. Dhe ti ke kaluar limitin. Ke patur më shumë se mjaftueshëm. Por nga puna, nga puna nuk ke patur mjaftueshëm. Atje, nuk e ke realizuar kuotën tënde.

Ti nuk e do veten tënde aq shumë sa duhet. Përndryshe, do ta doje edhe natyrën dhe atë që ajo kërkon prej teje. Njerëzit që e duan atë që bëjnë, rraskapiten për ta bërë, ata madje harrojnë edhe të lahen e të hanë. A ke më pak respekt për vetë natyrën tënde, nga sa skalitësi ka për skalitjen, valltari për vallen, koprraci për paranë, apo ambiciozi për statusin? Kur ata janë vërtetë të “pushtuar” prej asaj që bëjnë, ata më mirë ndalen së fjeturi e së ngrëni, se sa të heqin dorë nga praktikimi i artit të tyre.

Leave a Reply

Back to top button