Bilanc negativ, një vëllim i pafundëm derivatesh dhe megagjoba amerikane. Kriza e Deutsche Bank ngjall frikë. Kudo
Vetëm një Bismarck i ri mund ta shpëtojë. Në Gjermani tashmë janë të bindur se nëna e të gjitha bankave gjermane, Deutsche Bank, është në telashe prej goditjes së parregullt të qeverisë amerikane, por edhe pse është shpërfytyruar, duke u bërë bankë biznesi, duke humbur kështu lidhjen me Modell Deutschland që kish ushqyer prej një shekulli. Kështu, pasi e kanë riplazmuar dhe homologuar, zotërinjtë dhe padronët e rinj (midis aksionistëve të mëdhenj janë Bank of America, Goldman Sachs, Fondi Vanguard) e hedhin në tokë. Sigurisht, 14 miliard dollarë janë një goditje shumë e rëndë, një megagjobë që ushqen nostalgjikët e komplotit të madh pluto – judaiko – masonik. Banka akuzohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë së u ka shitur investitorëve përpara shpërthimit të krizës financiare të 2008 tituj që kishin si kolateralë kredi që nuk mund të shlyheshin. Natyrisht, nuk ka qenë e vetmja. JPMorgan Chase, Citigroup dhe Morgan Stanley kanë pranuar tashmë të paguajnë një shumë totale prej 23 miliard dollarësh për të mbyllur çështjet lidhur me kreditë subprime. Rekordi është i Bank of America, e ndëshkuar me 16.65 miliard dollarë në verën e 2014. Por Deutsche Bank nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Nga ana tjetër, nuk është një kompani kreditimi si të tjerat, është një monument, bile një mit. Kështu, hapet një traktativë e gjatë dhe e komplikuar që do të lumturojë …