Kulture

Një përgënjeshtrim i ri i kohës. Mendimet e Jorge Luis Borges, mbi dimensionin më paradoksal të ekzistencës

 

“Koha është substanca, nga e cila jam bërë unë. Koha është një lumë që më merr përpara, por unë jam lumi; është tigri që më shkatërron, por unë jam tigri; është zjarri që më djeg, por unë jam zjarri”

screen-shot-2016-09-19-at-10-58-48

“Nëse zemra jonë do të ishte aq e madhe sa ta dashuronte jetën në të gjithë detajet e saj, atëherë do të shihnim se çdo moment është njëkohësisht një dhurues dhe një plaçkitës”, shkruante filozofi francez, Gaston Bachelard, tek mendonte për eksperiencën tonë paradoksale të kohës, në fillimin e viteve 1930. “Eshtë ndërfutja e njeriut, me jetëgjatësinë e tij të shkurtër, që transformon rrjedhën e vazhdueshme të ndryshimit absolut… në atë që ne e njohim si kohë”, ka shkruajtur pothuaj gjysmë shekulli më vonë Hannah Arendt, në kërkimin e saj brilant mbi kohën, hapësirën dhe egon tonë që mendon. Koha, me fjalë të tjera – veçanërisht përjetimi ynë i saj, si një vazhdimësi momentesh të njëpasnjëshëm – është një iluzion konjitiv, dhe jo një tipar i qenësishëm i universit, një ndërtim i ndërgjegjes njerëzore, dhe ndoshta vetë shenja dalluese e ndërgjegjes njerëzore.

I shtrënguar si në morsë mes Bachelardit dhe Arendtit ishte Jorge Luis Borges …

[real3dflipbook id=”1292″]

Leave a Reply

Back to top button