Bota

Një pjesë e mirë e armëve të përdorura nga Isis, janë prodhuar në Kinë, Rusi dhe Europën Lindore

Një analizë e organizatës britanike Conflict Armament Research  arriti në përfundimin se armët e përdorura nga grupi terrorist Isis për tre vitet e fundit janë prodhuar në Kinë, Rusi, Europën lindore. Vetëm 1.8% vjen nga armatimi amerikan, çka hedh poshtë një propagandë të vjetër të Isisit që shpallte se kishin kapur sasi të mëdha të armëve amerikane. Kina është prodhuesja më prezente në rajon me 43,5% të armëve të gjetura, më pas ndiqet nga Rumania me 12,1% dhe Rusia me 9,6%. Këto të dhëna janë publikuar nga kjo organizatë në Daily Mail. Janë gjetur armë edhe nga Europa Lindore ashtu sikurse edhe nga Gjermania me 3,6%. Lloji i armës më prezentë është një pushkë e ndjekur nga mitralozë të mesëm dhe të lehtë si dhe granatahedhës.

Pushka në fjalë është ajo kineze tipi 81, një klon i së famshmes AK-47 me kalibër 7,62 x 39mm. Pjesa më e madhe e pushkëve, e granatahedhësve, tankeve të përdorur nga xhihadistët janë me dizenjo sovjetike dhe të prodhuara në zona të ish Bashkimit Sovjetik, Rusi, Kinë dhe në vendet e Europës lindore. Qeveritë e Lindjes së Mesme me përjashtim të Izraelit që ka industrinë e vet të armatimit dhe disa vende të Gjirit që mbështeten nga amerikanët, kanë qenë blerës historikë të armatimeve sovjetike, më pas ruse dhe tani kineze dhe logjika të çon që edhe Isis të ketë këto lloj armësh. Gjithashtu nga ana e kësaj organizate, por edhe nga Bashkimi Europian janë kryer hetime edhe për armët kimike në Siri që posedonte regjimi. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button