Shkence

Një planet i nëntë misterioz…

Rripi i Kuiperit është një disk shkëmbinjsh të akullt përtej tetë planeteve në sistemin tonë diellor. Sipas modeleve teorike, dendësia e shkëmbinjve të akullt përtej 50 njësive astronomike duhet të rritet. Por e kundërta është e vërtetë. Rripi i Kuiperit përfundon papritmas, kështu që rajoni përtej tij njihet si Shkëmbi i Kuiperit. Shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një arsye pse rajoni që përmban këto shkëmbinj të akullt përfundon kaq papritur. Një shpjegim që është propozuar është se një planet i 9-të, përafërsisht sa madhësia e Tokës, ka ekzistuar në rajon dhe shpërndan shkëmbinjtë e akullt që presim të gjejmë atje me forcën e vet gravitacionale. Megjithatë, astronomët ende nuk kanë gjetur ndonjë gjë, që i ngjan këtij planeti të 9-të hipotetik. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button