Udhetim & Turizem

Një qytet që duhet ta vizitoni vitin tjetër, nëse jeni “pakëz ngushtë” me paratë

Lonely Planet sapo ka nxjerrë listën e dhjetë destinacioneve me raportin më të mirë çmim/kënaqësi për vitin 2018.

Në krye të listës? Estonia. Konkretisht, kryeqyteti Talin.

Me vendndodhje pak mbi Letoni dhe në kufi me Detin Balltik, Letonia nuk është ekzaktsisht një destinacion i ngrohtë. Sigurisht, është një vend ku edhe në korrik mund të kesh nevojë për xhaketë.

Përtej kësaj, Talini është një ëndërr që bëhet realitet.

Eshtë lirë për të shkuar atje (me dhjetëra linja ajrore të lira nga Evropa), lirë për të qëndruar (50 dollarë nata për një dhomë të ngohtë ngjitur me qendrën e qytetit të vjetër) dhe i lirë për të ngrënë.

Pjesa më e bukur? Shumë prej rrugëve të qytetit ngjajnë sikur janë nxjerrë nga filmi Hirushja. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button