Analiza

Një rikthim tek Kongresi i Vienës

Dominique Moisi

Një mbledhje e ekuivalentëve modernë të Metternichut, Castlereaghut, Aleksandrit I dhe Talleyrandit është gjithashtu një ëndërr: nuk ka sot të tillë. Por, në konfrontimin e kaosit të sotëm dhe përshkallëzimin e dhunës, këta udhëheqës që kemi do të bënin mirë të gjenin pak frymëzim prej paraardhësve të tyre, të cilët 200 vjet më parë i hapën rrugën pothuajse një shekulli paqe

Ndoshta diçka si “hegjemonia bipolare” e Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas 1815-ës (ndonëse aktorë të tjerë si Austria, Prusia dhe Franca kishin peshë) mund të rivendoset, me SHBA dhe Kinën që zëvendësojnë Britaninë e Madhe dhe Rusinë. Kjo duket të jetë ëndrra finale e Henry Kissingerit – një ëndërr që mund ta dallojmë në librin e tij më të fundit, me titull “Rendi Botëror: Refleksione për Karakterin e Kombeve dhe Kursin e Historisë”. Por a mund të varemi ne prej realizimit të asaj ëndrre?

 

Geschichte / Deutschland / 19. Jh. / Friedrich Wilhelm III.  / Regierungszeit / Vormärz / Wiener Kongreß 1814-15

Dyqind vjet më parë, në 25 shtator 1814, Car Aleksandri I i Rusisë dhe Fridrih Vilhelmi III, Mbret i Prusisë, u përshëndetën tek portat e Vienës prej Perandorit të Austrisë, Franci I. Fillimi i Kongresit të Vienës i parapriu periudhës më të gjatë të paqes, që Europa kishte njohur prej shekujsh. Atëherë, përse është injoruar krejtësisht ky përvjetor?
Eshtë e vërtetë që Kongresi i Vienës shihet kryesisht si momenti i fitores së forcave reaksionare të Europës, pas humbjes së Napoleonit. Megjithatë, duke parë konfuzionin global në rritje në kohët e sotme, në mos kaosin, nuk mundet të përjashtohet një farë “nostalgjie” prusiane për Kongresin. Ishte një takim që, përmes negociatave të vështira por të suksesshme, rivendosi rendin botëror pas trazirave që kishte shkaktuar Revolucioni francez dhe Luftërat Napoleonike. A mund të zbatojmë sot ndonjërin prej mësimeve të tij?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të shohim jo vetëm Traktatin e Vienës të vitit 1815, por edhe Paqen e Vestfalisë të vitit 1648 dhe Traktatin e Versajës të vitit 1919, ku secili prej tyre, në mënyrën e vet, solli fundin e një kapitulli të përgjakshëm të historisë së Europës.
Marrëveshjet e firmosura në vitin 1648 përmbyllën pothuajse një shekull luftë duke mishëruar parimin e eius religio (e kujt është mbretëria, është edhe feja). Kongresi i Vienës rivendosi parimin e ekuilibrit të fuqive, bazuar mbi besimin se të gjithë palët ndanin një interes të përbashkët, duke kapërcyer ambiciet e tyre respektive, si dhe rivendosi KOncertin e Kombeve, që për dy breza ndali revizionizmat territorialë dhe ideologjikë, si ata që ishin parë nga 1789-a deri në 1815-ën. Ndërsa Traktati i Versajës, shumë i ashpër për t’u nderuar dhe shumë i dobët për t’u vënë në zbatim, shtroi rrugën për Luftën e Dytë Botërore.
Nga të tre këta traktate, ai që prodhoi Kongresi i Vienës ofron një lloj pasqyre për të na ndihmuar që të kuptojmë specifikën e gjendjes sonë aktuale. Në Vienë, fuqitë europiane ishin mes vetes. Ndjesia e tyre e përkatësisë në një familje të madhe dhe të bashkuar përforcohej prej origjinës së përbashkët aristokratike të diplomatëve të tyre. “Tjetri” kulturor nuk ishte problem.
Sigurisht, sot nuk mund të kemi ambicie rikrijimin e asaj bote (apo rivendosja e një rendi anakronik vestfalian të ndarjes fetare), por krijimi i një rendi të ri me supozime të rinj. Në të vërtetë, një prej elementëve kyç të kaosit aktual global është se, ndryshe nga Kongresi i Vienës – apo palët e 1648-ës – aktorët kryesorë të sistemit ndërkombëtar nuk janë të bashkuar prej një vullneti të përbashkët për mbrojtjen e statuq quo-së.
Aktorët kryesorë ndahen në tre kategori: revizionistë të hapur, si Rusia dhe Shteti Islamik; ata që janë gati të luftojnë për të ruajtur një minimum rendi, si SHBA, Franca dhe Britania e Madhe; dhe shtete ambivalentë – duke përfshirë fuqitë rajonale kryesore në Lindjen e Mesme, si Turqia dhe Irani – veprimet e të cilëve nuk përputhen me retorikën e tyre.
Në një kontekst të tillë të përçarë, aleanca e “të moderuarve” e krijuar nga Presidenti Obama për të mposhtur Shtetin Islamik – një grup që përfshin Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – është në rastin më të mirë, e dobët. Një koalicion shumëkulturor është ndoshta një kërkesë për veprim legjitim ushtarak në Lindjen e Mesme; dilema është që, nëse koalicioni rajonal i Obamës nuk zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme, ky entuziasëm aktual i aleatëve për ndërhyrjen e SHBA me shumë gjasa do të zbehet shpejt.
Ose ndoshta diçka si “hegjemonia bipolare” e Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas 1815-ës (ndonëse aktorë të tjerë si Austria, Prusia dhe Franca kishin peshë) mund të rivendoset, me SHBA dhe Kinën që zëvendësojnë Britaninë e Madhe dhe Rusinë. Kjo duket të jetë ëndrra finale e Henry Kissingerit – një ëndërr që mund ta dallojmë në librin e tij më të fundit, me titull “Rendi Botëror: Refleksione për Karakterin e Kombeve dhe Kursin e Historisë”.
Por a mund të varemi ne prej realizimit të asaj ëndrre? Në një kohë kur përballemi me ekspansionizmin e Rusisë dhe ekstremizmin e banditëve mesianikë, mësimet nga Kongresi i Vienës mund të tingëllojnë të largët dhe pa lidhje. Megjithatë, njëri është i qartë: Shtetet kanë interesa të përbashkët që duhet të kalojnë prioritetet kombëtarë.
Kina, India dhe Brazili janë palë me interesa në sistemin botëror, që do të thotë se edhe ato kanë nevojë për një minimum rendi. Por, kjo nënkupton që edhe ato duhet të kontribuojnë për ta ruajtur. Interesatve të Kinës, për shembull, do u shërbehej më mirë jo duke vënë Rusinë përballë SHBA, por duke zgjedhur palën pro rendit, kundër palës pro kaosit.
Një mbledhje e ekuivalentëve modernë të Metternichut, Castlereaghut, Aleksandrit I dhe Talleyrandit është gjithashtu një ëndërr: nuk ka sot të tillë. Por, në konfrontimin e kaosit të sotëm dhe përshkallëzimin e dhunës, këta udhëheqës që kemi do të bënin mirë të gjenin pak frymëzim prej paraardhësve të tyre, të cilët 200 vjet më parë i hapën rrugën pothuajse një shekulli paqe. /Project Syndicate/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button