Bota

„Një tjetër Zonjë e Parë do të ishte më e dobishme”

Kritikë nga e gjithë bota kanë komentuar mbi gjuhën e trupit të Zonjës së Parë të Amerikës, Melani Trump. Larry Jakobs, drejtor i Qendrës për Studimin e Politikave dhe Qeverisjes në Universitetin e Minesotës, tha: “Ajo është e pazakontë dhe veprimet e çuditshme të saj na shtyjnë të imagjinojmë gjëra që nuk i përkasin as realitetit, e aq më pak Shtëpisë së Bardhë. Pamjet ku shfaqet Melania që i shtyn dorën presidentit Trump, i janë shtuar listës së veprimeve tepër të çuditshme, mos themi të papranueshme, të burrit më të fuqishëm në botë aktualisht.

Zonjat e Para të së kaluarës i kanë rrëzuar madje dhe barrierat që ndanin forcat politike, duke fituar zemrat e opozitarëve. Barbara Bush, për shembull, iu bëri thirrje për kompromis kundeshtarëve politik demokrat, me anë të programit të saj shkrim/lexim. Nga ana tjetër, Michelle Obama, burri i së cilës jo rrallë i provokonte hidhur kundështarët e tij, arriti të bëntë për vete shumë republikanë me iniciativat e saj.

Përgjatë këtyre tre-katër dekadave të fundit, Zonja e Parë ka qenë një mjet i mirë politik i  presidentit përkatës, për t’u bërë më popullor  dhe më i dashur  për vendin. Një tjetër Zonjë e Parë ndoshta do të kishte qenë shumë me e dobishme për presidentin Trump. Ai nuk ka as grimcën më të vogël të afrimitetit me popullin dhe ka tjetërsuar çdo gjë që ka lidhje me pavarësinë dhe gruan.  Ajo mund të kishte qenë një ambasadore e vullnetit të mirë si Michelle ose Barbara, por ajo nuk është dhe kjo mbi të gjitha dëmton imazhin e presidentit.

“Kjo është ndoshta Zonja e Parë më e paangazhuar që kemi pasur në epokën moderne. Është pak vonë për të që të dalë tani në skenë. Nuk është sjellja tipike  që ne kemi parë  te Zonjat e tjera të para. Asaj i mungon iniciativa. “/The Guardian-Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button