Bota

Një vetëvrasje e paramenduar

Screen Shot 2015-03-26 at 21.36.25E paramenduar për një kohë të gjatë, një mendim i saktë dhe i kultivuar ndoshta për një kohë të gjatë. Më pas, në veprim me shtytjen e impulsit, duke eleminuar të gjithë mendimet e tjera, duke përfshirë edhe atë të përgjegjësisë për jetën e 150 personave që ndodheshin në avionin që po pilotonte.

Ish presidenti i shoqërisë italiane të psikiatrisë, Claudio Mencacci thotë se nuk është i habitur nga hipoteza që duket s epo gjen gjithnjë e më shumë konfirmime në lidhje me gjestin ekstrem të pilotit të dytë, në dritën e lajmeve të përhapur në orët e fundit mbi rindërtimin e aksidentit të avionit të Germanëings. “Hyhet në një lloj tuneli ku vdekja është mendimi i vetëm për t’u larguar. Gjithë pjesa tjetër, përfshirë ndjesinë e përgjegjësisë për jetën e të tjerëve, asgjësohet. Vetëvrasjet e pilotëve kanë ndodhur tashmë, të paktën në tre raste. Zakonisht problemi ka qenë i llojit ekonomik, ashtu sikurse dhe ndonjë marrëdhënie dashurie e marrë fund”, kujton psikiatri. /Ansa/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button