Enciklopedike

Një vijë e kuqe në luftën me robotë

Screen Shot 2015-02-20 at 12.58.41 PMKushdo që ka parë detin e 888,246 “lulëkuqeve” që rrethojnë Kullën e Londrës nuk mund të mos jetë prekur nga numri i madh i tyre. Shifra të tilla si si 888,246 – numri ushtarakëve të rënë britanikë në Luftën e Parë Botërore – nuk të vjen kollaj në mendje. Duhet t’i shohësh që të mundesh t’i perceptosh.
Për masakrat e mëdha të luftës së parë botërore fajësohet shpesh një përzierje e taktikave të shek të 19-të dhe armëve të shekullit të njëzetë, duke përfshirë tanke, avionë, artileri moderne dhe mitralozë.
Në fillim të shekullit të njëzetë, teknologjia ushtarake po përjeton një revolucion për të cilin bota ka të ngjarë nuk është e përgatitur. Sisteme armatimi autonome vdekjeprurëse – robotë të aftë të shenjojnë dhe të vrasin njerëz – kanë mbërritur tashmë.
Tani për tani, megjithatë, jan njerëzit që marrin vendimet për të vrarë. Në OKB po diskutohet nëse dhe si robotë të tillë duhet të rregullohen sipas ligjeve. Bisedimet kanë të ngjarë të jenë të tensionuara. Për arsye se robotët mund të zëvendësojnë  luftëtarët njerëzorë, disa debatojnë se ata janë një domosdoshmëri morale. Rreziqet sidoqoftë, duken të mëdhenj. Lufta e parë Botërore është histori tani, por duhet të jetë një kujtim i rrezikut të eksperimentimit të pakontrolluar masiv me makinat e reja vrastare.

Leave a Reply

Back to top button