Shkence

Një vullkan i Afërditës mund të jetë aktiv

screen-shot-2016-10-27-at-17-59-26

Një studim sjell të dhëna që sugjerojnë që disa vullkane të botës sonë më të afërt janë aktivë dhe po shpërthejnë. Me 200 km diametër dhe me një lartësi 2500 metra vullkani “Idunn Mons” dominon mbi rrafshnaltat e një pjese të zonës Imdr në hemisferën jugore të Afërditës. Që prej disa vitesh ekspertët në shkencat planetare dyshojnë që bota jonë e afërt ka eksperimentuar një aktivitet vullkanik në të kaluarën, të paktën nga pikëpamja gjeologjike. Të dhënat e sjella nga sonda Venus Express të Agjensisë Hapsinore Europa që e ka studiuar planetin që nga 2006 deri në 2014, përcaktuan në 2010 që në Idunn Mons nivelet e rrezatimit infra të kuq ishin më të rritura se në zonat përreth. Zbulimi sugjeron se llava është derdhur përgjatë shpateve që prej 2.5 milionë vitesh dhe se zona akoma mbetej shumë e nxehtë, por shtresa e trashë e reve që mbulonte Afërditën komplikonte observimet dhe s’mund të përcaktohej nëse vullkani ishte akoma aktiv. Në vitin 2015 ekspertët e misionit njoftuan se kishin gjetur zona të afërta me disa vullkane në të cilat temperaturat ishin 830 gradë Celcius, ndërsa mesatarja e temperaturave të sipërfaqes së planetit është 480 gradë Celcius. Një studim i ri i koordinuar nga Piero D’Incecco, nga departamenti i fizikës planetare të qendrës aerohapsinore gjermane konfirmon se në Afërditë akoma ka aktivitet vullkanik. Sipas një gjetjeje nga divizioni i shkencave planetare të shoqatës astronomike amerikane në Pasadena, (Kaliforni) D’Incecco dhe bashkëpuntorët ndërtuan një model duke u nisur nga informacioni që solli anija Esa dhe matjet e radarit nga Magallanes, i Nasës nga vitet 1990-1994 që konfirmon egzistencën e flukseve të reja të llavës dhe lejon observimin e evolucionit të 5 prej tyre, njëri në majën e Idunn Mons dhe katër të tjerët në shpatin lindor. Është hera e parë që paraqitet grafikisht me kaq shumë detaje kjo dukuri në një planet tjetër të ndryshëm nga Toka.

Leave a Reply

Back to top button