Për atë që punon 12 orë në ditë, thonë se nuk ka një jetë personale. Për atë që punon 6 orë, thonë se nuk do të arrijë asgjënë jetë. Për atë që nuk punon, thonë se është përtac. Atë që jeton me prindërit, e quajnë parazit. Atë që mban dy punë, e quajnë të pangopur dhe materialist.
Nëse je një sipërmarrës, të quajnë me siguri shfrytëzues për tëtjerët. Nëse je punëtor, thonë se të shfrytëzojnë të tjerët. Kur jeton me qera, të konsiderojnë si person që i dhuron kot lekët e tua, ndërkohë që mund të blije një shtëpi tënden. Kur vendos tëblesh shtëpi me kredi, mendojnë se nuk do të përfundosh asnjëherë së paguari këstet mujore. Kur ble një makinë të re, qeshin me ty duke menduar se më të nevojshme e ke të blesh njështëpi. Kur nuk ke makinë, qeshin duke menduar se sa shumë tëduhet një e tillë.
Nëse një ditë të caktuar vendos të qëndrosh në shtëpi, mendojnëse je i mërzitur dh eke rënë në depresion. Kur del çdo ditë nga shtëpia, mendojnë se ke një jetë boshe dhe nuk ke me çfarë ta mbushësh. Kur poston një foto të re në rrjetet sociale, të tjerët mendojnë se e ke postuar thjesht për të tërhequr vëmendje. Kur nuk poston gjë, mendojnë se je duke bërë diçka të gabuar që nuk do doje ta shihnin të tjerët.
Kur je single, mendojnë se nuk të do askush. Kur nis njëmarrëdhënie, nuk të thonë gjë përballë, ama mendojnë brenda vetes “Le të shohim se sa do të zgjasë…”. Kur martohesh, mendojnë se si e ke gjetur personin tjetër, ndërkohë që kur nuk martohesh, vrasin mendjen se pse nuk gjen dikë për të krijuar familje. Nëse ke fëmijë, të thonë se fëmijët janë vetëm përgjegjësi. Kur nuk ke fëmijë, të kritikojnë pse nuk ke.
Kjo është shoqëria jonë. Njerëzit do të kenë gjithmonë diçka për të të kritikuar. Për këtë arsye, nëse diçka të bën të ndihesh mirë, kaloje çdo gjë tjetër në plan të dytë.