Your Life

Njerëzit e fortë ndërtojnë marrëdhënie të vështira. Ja arsyet pse…

Ka shumë persona që pas çdo dhimbjeje, ngrihen më të fortë se më parë. Mirëpo, disa herë, persona shumë të fortë bëhen pjesë e marrëdhënieve të dhunshme, stresuese, manipulative. Por pse ndodh kjo gjë?

Ka plot arsye, por kryesor mendohet të mbetet fakti që personat e fortë janë shumë të zotët për të punuar me veten e tyre, saqë ndonjëherë u nevojitet një shtysë për t’i bërë të dalin nga qetësia që e karakterizon jetën e tyre.

Marrëdhëniet me të tjerët na mësojnë shumë edhe për veten tonë. Nëse je në një marrëdhënie me dikë dhe mendon se nuk po ecën aq mirë sa duhet, atëherë ka shumë mundësi që ti të jesh pjesë e një marrëdhënieje të vështirë.

Personat e fortë janë shumë të mirë dhe të gatshëm për të të ndihmuar, por u duhet shumë pak për të ndryshuar totalisht sjellje. Mjafton të njohin dikë që nuk përshtatet me ta dhe do të ndryshojnë sjellje, megjithëse ndonjëherë edhe këto eksperienca na ndihmojnë për të njohur më mirë veten tonë.

Ja marrëdhëniet që ndërtojnë personat e fortë :

  1. Marrëdhënie të paracaktuara.

Njerëzit e fortë janë të vetmit në gjetjen e shpirtit të tyre binjak, në gjetjen e personit që plotëson karakterin e tyre. Shpirtrat binjakë hyjnë në jetën tonë për të na sfiduar, për të na bërë të rritemi dhe në disa raste, edhe për të na bërë të njohim më mirë veten tonë. Si çdo marrëdhënie, edhe këto mund të përfundojnë, ose të zgjasin për gjithë jetën.

  1. Marrëdhënie nevoje.

Shpesh personat e fortë njohin në jetë njerëz që kanë nevojë për dikë për t’u kujdesur për ta. Normalisht që nuk flasim këtu për marrëdhënie unilaterale, me përfitim të njëanshëm, pasi të dyja palët ndihen mirë në këtë marrëdhënie dhe ndihen mirë me njëri-tjetrin. Gjëja që duhet bërë, është të kuptohet nëse në lidhje po jep më tepër ti nga vetja, se sa po merr edhe nga personi tjetër. Këto lloj marrëdhëniesh sjellin më shumë lëndim tek personat e fortë, pasi shpesh janë ata që e çojnë përpara lidhjen dhe vjen një moment që lodhen nga e gjithë situata që krijohet.

Shpesh personat e fortë janë më të prirur të japin nga vetja, se sa të marrin prej të tjerëve, edhe pse në një marrëdhënie dhënia dhe marrja duhet të jenë të ekuilibruara.

Të gjitha marrëdhëniet, të bukura apo të shëmtuara, janë një eksperiencë dhe na ndihmojnë të rritemi. Kujto që gjithë sfidat që jeta të vendos si provë për t’i kaluar, të ndihmojnë që të rritesh. Çdo gjë bën pjesë në udhëtimin e gjatë të jetës tënde. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button