Your Life

“Njerëzit me shpirt të bukur mbeten përherë të tillë, edhe pse vitet kalojnë”

“Njerëzit e bukur mbeten përherë të bukur, edhe me kalimin e viteve. Edhe kur i sheh të parregulluar, tëlodhur, apo me rrudha në fytyrë. Kjo ndodh sepse bukuria që gjendet brenda nesh, nuk plaket asnjëherë. Ajo shndërrohet me kalimin e viteve më e ndjeshme dhe më e veçantë. Njerëzit e bukur nuk ndalen asnjëherë së shndrituri”. – Agostino Degas

Nëse një person është i bukur, ai mbetet i bukur edhe pse vitet mund të kalojnë. Mendoni pak sa mirëduket dikush me rrudha në fytyrë dhe thinja në flokë. Këto detaje tregojnë jo vetëm që personi ka dekada të tëra mbi supe, por edhe se mbart brenda vetes mençuri nga e cila mund të përfitojmë të gjithë nga pak. Nga ana tjetër, nëse një person ka qenë i bukur fizikisht, tiparet e bukura mbeten edhe pse vitet kalojnë. Por të mos flasim vetëm për këtë detaj. Ky artikull i kushtohet më tepër bukurisë shpirtërore, asaj qëdallohet sapo e sheh dikë në sy. Edhe pse të kërrusur, edhe pse me shenjat e viteve të tëra mbi supe, njëperson me shpirt të bukur e dallon që në shikim. Një shpirt fisnik bie në sy direkt. Sytë e tyre shdrisin nga bukuria e brendshme.

Sado vështirësi të kalojë në jetë, sado që këto vështirësi “ta lodhin” një person me shpirt të bukur, ata mbeten sërish të tillë, të bukur në sytë e kujtdo. Ata përherë do të dinë të bëjnë mirë, përherë do tëzgjedhin të sakrifikojnë veten në vend të dikujt tjetër, dhe përherë do të mendojnë mbi çdo veprim qëbëjnë, nëse ai veprim do t’i lëndojë të tjerët apo jo.

Back to top button