Enciklopedike

Njerëzit më të mistershëm dhe të talentuar në botë: Sherpat e Everestit

Screen Shot 2015-07-26 at 10.18.31Sherpat janë të njohur si udhërrefyes të alpinistëve drejt malit Everest, maja e lartë në botë. Sherpat e Nepalit dhe shumica e tibetianëve, kanë tipare që u mundësojnë atyre të mbijetojnë në male me mbi 4 mijë metra lartësi mbi nivelin e detit.

Vetëm disa vjet më parë, shkencëtarët nuk kishin asnjë ide, se pse ata ishin në gjendje ta bënin këtë. Tashmë, ata e dinë se 87 përqind e tibetianëve, kanë një gjen të veçantë, që u lejon të përdorin deri në 40 përqind më pak oksigjen sesa mesatarja e gjenit human.

Gjeni EPAS1, është përgjegjës për tibetianët që janë në gjendje të jetojnë në vende me lartësi kaq mëdha dhe prej një kohe kaq të gjatë. Për shumicën e njerëzve, edhe ngjitja në lartësinë 3 mijë metra, shkakton rritjen e nivelit të hemoglobinës. Kjo e fundit është substanca në gjakun tonë, që ndihmon transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin.

Gjeni EPAS1, nuk lejon rritjen e nivelit të hemoglobinës tek tibetianët, përtej një masë të caktuar, çka parandalon problemet e zemrës, që do të përjetonin njerëzit normalë. Sipas studiuesve, tibetianët e fituan këtë aftësi nga qeniet tanimë të zhdukura, të quajtur Denisovanët. Ata banonin rreth zonës ku jetojnë aktualisht tibetianët, dhe është zbuluar nga fosilet e tyre se kishin të njëjtin gjen EPAS1. Tibetianët (së bashku me disa ishullorë të Paqësorit), duket të jenë të vetmit me këtë gjen, sepse denisovanët u shumuan me njeri-tjetrin, duke formuar një grup të njëjtë gjenesh kohë pas kohe derisa u zhdukën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button