Shkence

Njerëzit u zhvilluan nga shimpanzetë? Jo! Zbërthimi i një miti

Ndonëse ka ngjashmëri mes njerëzve dhe shimpanzeve, si për shembull gishtat e mëdhenj dhe tiparet e fytyrës, por duhet të dimë se shimpanzetë nuk është se hodhën qimet dhe filluan të bëjnë zjarre. Megjithatë, ne jemi të lidhur gjenetikisht me ta përmes paraardhësve tanë të lashtë, bashkë me majmunë të tjerë si gorillat dhe bonobotë.

Shenjat e para të primatëve në Tokë i përkasin rreth 55 milionë viteve më parë. Pastaj nga një paraardhës i përbashkët, shimpanzetë dhe njerëzit u ndanë në dy degë gjenetike 8-6 milionë vite më parë, edhe pse një studim i kohëve të fundit sugjeron se divergjenca mund të ketë ndodhur 13 milion vjet më parë. Kushërinjtë tanë primatë vazhduan të zhvillohen në majmunët që shohim sot, ndërsa të tjerët u zhvilluan në grupin e njohur si Homini, nga të cilët ne jemi e evtmja specie e mbijetuar.

Shimpanzetë mbetën në grupim Homonoidea, që ndahet në mbi 20 specie, mes majmunëve të mëdhenj si orangutangët dhe më të vegjlit si gibonët.

Ndodhi rreth 5.8 milion vjet më parë që një nga paraardhësit tanë, Orrorin tugenensis ecën mbi dy këmbë, pavarësisht se i ngjanin shumë një shimpanzeje.

Rreth 4 milion vite me parë, speciet tona prehistorike zhvilluan një tru më të ngjashëm me Homo sapiensin që jemi sot – këta paraardhës më të përparuar ishin Australipithecus afarensis. Përdorimi i veglave nga ana jonë nisi 2.6 milion vjet më parë, që u përdorën rregullisiht nga Homo abilis dhe Homo erectus, që rreth 1.8 milion vjet më parë ishte i pari që u ngrit në këmbë.

Ndonëse e nisëm së bashku udhëtimin tonë evolucionar, ajo që ka ndodhur është që njerëzit dhe shimpanzetë janë evoluar krah për krah njëri tjetrit. Por nuk jemi pasardhës të tyre. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button