Horizonti.al

Njeri-ujku i fundit

screen-shot-2016-11-24-at-15-45-49

Në 14 korrik 1949, në parkun e Villa Borghese, në Romë, u desh e gjithë kurajo e policëve. Njeriu, i tërbuar në mes të natës dhe me hënë të plotë kuiste dhe gërrmonte tokën me thonjtë e përgjakur, duke kërcënuar të gjithë ata që i afroheshin. Ishte një prej atakeve të sëmundjes nga e cila vuante Antonio Rossi, i papunë, i lindur në Teramo në vitin 1918.

Hëna e plotë

“Mallkimi” kishte nisur në 29 korrik 1946. atakët, thoshte ai, shfaqeshin në disa mënyra: flokët i ngriheshin, i gjithë trupi i nxehej dhe ai gjente një forcë të frikshme. Uji e tërhiqte dhe i ndodhte që të hidhej në Tevere ose në shatërvanët e Romës. I konsideruar “rrezik për veten dhe të tjerët”, u dërgua në burg dhe më pas në cmendinë. Kriza e korrikut 1949 ishte një ndër të fundit.

Gjatë luftës, Rossi ishte kafshuar nga një qen dhe i ishte nënshtruar profilaktikëve kundër hidrofobisë, por nuk e përfundoi kurën sepse spitali ishte pushtuar nga gjermanët. Sipas tij, sëmundja e kish patur origjinën që atëherë, apo sepse gjatë konfliktit kishte thithur shpesh dhe gjatë avuj benzine. Për këtë arsye kërkoi (më kot) një pension invaliditeti. Motivimi? Likantropia./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button