Your Life

Njihuni me prindërit më liberal në botë

 

Gemma dhe Lewis Rawnsley janë prindër të gjashtë fëmijve nga Hebden Bridge, West Yorkshire, të cilët lejojnë fëmijët e tyre të kenë tatuazhe dhe të marrin vetë vendimet e tyre për jetën.Ata nuk shqetësohen se femijët e tyre po dështojnë akademikisht pasi sipas tyre testet e shkollës nuk matin inteligjencën e një personi.

Skye, 13 vjeç , Finlay, 12, Phoenix, 9, Pearl, 8, Hunter, 5, Zephyr, tre dhe njëvjeçar Woolf janë rritur në një familje ku ka pak rregulla.

Interesi i njerëzve ndaj kësaj familje u rrit më shumë kur ata u bënë pjesë i një serie dokumentarësh te Kanalit 4 që quhet “Familja Feral”, ku prindërit shpjegojnë mënyren që ata kanë zgjedhur për të rritur fëmijët e tyre.

Dy prindërit e gjashtë fëmijëve shprehen se “Nuk ka kufij për fëmijët, ata duhet të marrin në dorë jetën e tyre dhe të bëjnë atë që duan”.
Të vetmet rregulla të përcaktuara nga prindërit janë se fëmijët e tyre nuk duhet të gënjejnë apo lëndojnë njëri tjetrin dhe të jenë të respektueshëm.

Asnjë nga fëmijët nuk shkon në shkollë, Skye dhe Finlay u përjashtuan kur ishin shtatë dhe gjashtë vjeç, por mësuan leximin dhe shkrimin nga prindërit e tyre. Inspektorët e arsimit kontrollojnë çdo vit ecurin e fëmijëve.

Megjithatë, zonja Rawnsley tha se ajo nuk është aspak e shqetësuar se fëmijet e saj janë mbrapa bashkëmoshatarëve të tyre në aspektin akademik pasi për ta njohuritë që dikush fitonë në shkollë nuk kanë të bëjnë me inteligjencën e një individi.

 

 

 

Leave a Reply

Back to top button