Bota

“Njoftimi i vdekjes!” Fidel Castro flet për herë të fundit: Revolucioni do vazhdojë!

Screen Shot 2016-04-20 at 15.06.52Në 13 gushtin e këtij viti lideri historik i Kubës, Fidel Castro, do të mbushë 90 vjeç.

Dhe ditën e djeshme ai ka dalë përpara “shokëve komunistë” për të mbajtur atë që ai e cilësoi fjalimin e tij të fundit.

Castro doli në Kongresin e VII të Partisë Komuniste kubane duke thënë se “revolucioni do vazhdojë edhe pas vdekjes së tij”.

“Shumë shpejt do të mbush 90 vjeç dhe ndoshta kjo është dalja ime e fundit publike”, tha Fidel Castro.

“Por revolucioni i nisur do të vazhdojë edhe pas vdekjes sime”, shtoi ai.

“Edhe unë jam një i vdekshëm si gjithë të tjerët dhe radha ime po vjen, por do të mbeten pas idetë komuniste se nëse punohet me dëshirë dhe dinjitet, mund të arrihet çdo gjë”, tha Castro.

Ai e mbylli diskutimin duke falenderuar vëllain Raul për “punën e shkëlqyer” që ka kryer.

Në momentin e fundit më shumë se 1 mijë delegatë u çuan në këmbë për të duartrokitur liderin e tyre historik.

Foto e shpërndarë nga mediat zyrtare kubaneze tregojnë një Fidel të dobësuar dhe të pafuqishëm që gjatë gjithë kohës qendronte i ulur.

Leave a Reply

Back to top button