Bota

“Not my President!” Mijëra njerëz në sheshe

Ditën e dedikuar për të festuar figurën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, e krijuar në përkujtim të lindjes së George Washingtonit të hënën e tretë të shkurtit, ‘Dita e Presidentit’, mijëra njerëz dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, për të kontestuar Donald Trumpin.

Nuk ishin aq shumë, sa në rastin e “marshimit të grave”, të nesërmen e inaugurimit të ë presidentit, por demonstrata dhe marshime janë regjistruar nga New Yorku në Chicago, nga Washington DC në Los Angeles, në Portland, Oregon në veriperëndim, nën thirrjet “Not my President!”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button