Bota

“Nuk dua asgjë tjetër nga kjo botë, do të ulem krah tyre deri sa të vdes”

Screen Shot 2015-09-04 at 4.08.07 PM

Nilufer Demir po ecte në plazhin e Bodrumit në Turqi kur e pa atë: një djalë i vogël me bluzë të kuqe, pantallona bli dhe këpucë të zeza, i shtrirë me fytyrë në rërë. Dallgët lëpinin fytyrën e tij. Ajo ngriu. “Nuk kishte ngelur gjë për të bërë më për të. Nuk mund të bëhej asgjë për të”, shprehet fotografja që punon për CNN turk. Kështu, Demi që punon korrespontende dhe fotografe me agjencisë së lajmeve “Dogan”. “Nuk mund të bëjë asgjë përveç kësaj fotoje…. dhe ajo është ajo çfarë bëra. Mendova se kjo ishte e vetmja rrugë për të shprehur ulërimën e trupit të tij të heshtur”, tregon Demir.

Ulërima e trupit të heshtur të refugjatit 2-vjeçar Aylan Kurdi është publikuan në çdo haqe të pare të gazetave dhe faqeve informative online. Fotoja gjithashtu është kthyer në imazhin më të përdorur në rrjetet sociale. 29-vjeçarja Demir tregon se pak metra më tej gjeti trupin e pajetë të vëllait të tij, Galipit, 4 vjeç. “Ai ishte shtrirë në det në të njëjtën pozicion. Ai kishte veshur bluzë, pantallona të shkurta dhe këpucë. Nuk kishin asgjë, as shenja jeta as jelekë shpëtimi as një lloj mjeti shpëtimi tjetër që t’i mbante sipër ujit. Kjo zbulon se sa tragjik ishte ai moment.”

Pak më tej u gjet trupi i pajetë i një 11-vjeçari, që nuk kishte lidhje me dy vëllezërit. Ashtu si dhe të tjerët edhe ai nuk kishte asnjë mjet shpëtimi. Demir thotë se më vonë kishte mësuar se trupi i nënës së dy fëmijëve, Rehen Kurdi u gjet në një plazh tjetër turk rreth 240 km më tej. “Mendova se e vetmja gjë që mund të bëja është t’i fotografoja dhe të sigurohesha se Turqia dhe pjesa tjetër e botës do t’i shikonte”, shton ajo. Babai është i vetmi i mbijetuar nga familja Kurdi. “Nuk dua asgjë tjetër nga kjo botë”, thotë Abdullah Kurdi për CNN.

“Gjithçka për të cilën kam ëndërruar iku. Dua të varros fëmijët e mi dhe të ulem krah tyre deri sa të vdes.” Demir ka mbuluar krizën e refugjatëve p5rej shumë muajsh dhe ka fotografuar shumë trupa emigrantësh të pajetë.

Por, askush nuk ka pasur ndikimin e imazhit të Aylan. “Nuk mendova se të tërhiqet aq shumë vëmendje kur e bëra fotografinë”, thotë ajo për CNN. “Me dhimbjen që ndjeva kur parë Aylan, e vetmja gjë që më shkoi ndërmend ishte ta ndaja atë me publikun. Nuk mendova për asgjë tjetër. Vetëm doja të tregoja tragjedinë e tyre./Gazeta Dita

Leave a Reply

Back to top button