Udhetim & Turizem

Nuk është vetëm verë dhe konjak. Destinacioni më popullor i turistëve mbi Tokë

Pavarësisht nga një rënie e lehtë në shifra, Franca vazhdon të jetë në krye të të gjithë listave kur flitet për turizmin. Çuditërisht, për një komb me një imazh të fortë romantik në kontinentet e tjera, 70 përqind e turizmit është me origjinë evropiane. Ky është tregues i vlerësimit të lartë që kombi francez ka mes fqinjëve të vet. Përtej atyre që dihen tashmë nga të gjithë – Parisi, Mont Saint-Michel, Chateau de Chambord dhe Carcassonne – Franca nuk lë rast pa të befasuar.

Ndërsa ka pamje më pak tërheqëse si në çdo vend – autostradat në Francë janë tmerr – Franca mund t’ju vërtisë dhe shpjerë në aventura epike, si pak vende të tjera mund ta bëjnë. Nuk është vetëm vera dhe konjaku. Është ndjenja midis kombeve të tjera që disa gjëra, francezët i bëjnë më mirë se gjithë ne të tjerët. Dhe ne duam një copë për veten tonë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button