Analiza

Nuk ka një lëvizje xhihadiste globale

Bota e luftëtarëve islamikë është thellësisht e fragmentuar dhe vazhdimisht e ndryshueshme

Nga Martha Crenshaw

Studiuese në Qendrën e Universitetit të Stenfordit për “Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar”

Screen Shot 2015-03-16 at 10.54.32Lajmet e javës së shkuar treguan se Fronti Nusra, një grupim i madh xhihadist anti-Asad, mund të ketë braktisur lidhjet e tij me Al-Kaedën, për shkak të një kombinimi, mes humbjeve të lidershipit dhe mospajtimeve të brendshme, ndonëse një zëdhënës i Al-Nusras i ka mohuar këto zhvillime.

Grupi, i njohur ndryshe si Xhabat Al-Nusra, u formua për herë të parë në Siri, si një degë e pavarur si ndaj Al-Kaedës, ashtu edhe ndaj ISIS-it, të cilat më pas ishin aleatë. Kur Al-Qaeda dhe ISIS-i, u ndanë mes tyre, Nusra e shpalli veten një rivale të ish-sponsorit të saj Shtetit Islamik, duke shfaqur besnikërisë ndaj Al-Kaedës.

Megjithatë, edhe pas kësaj tradhtie, ISIS-i po bëhet gjithnjë e më tërheqës, për anëtarë të tjerë të universit xhihadist, me Boko Haram nigerian, si grupi më i fundit që i është bashkuar. Modele të tilla kaleidoskopike, nuk janë të rralla: Asaj së cilës nganjëherë i referohemi si “lëvizja” xhihadiste globale, në fakt është jashtëzakonisht e përçarë.

Lëvizja ka të përbashkët një grupim të përgjithshëm të besimeve të përbashkëta ideologjike, por është e ndarë në aspektiv organizativ dhe nganjëherë edhe doktrinor. Për shembull, çështja nëse duhej luftuar “armiku i afërt” (regjimet lokale) apo “armiku i largët” (të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi), ka qenë e diskutueshme, që nga vitet 1990, kur Osama Bin Laden i shpalli luftë SHBA-së.

Rivaliteti ndërmjet grupeve militante të të njëjtit mendim është i zakonshëm, po aq sa dhe bashkëpunimi mes tyre. Identitetet dhe aleancat ndryshojnë. Grupet lidhen dhe ri-lidhen, sipas ndryshimit të parashikimeve për të ardhmen e konflikteve,  në të cilat ata janë të përfshirë, si dhe nga një mori faktorësh të tjerë, si konkurrenca për burimet, tranzicioni i udhëheqjes, dhe dezertim i ndjekësve tek grupet rivale, e cila shpesh rezulton të jetë një

fenomen ngjitës.

Qeveritë që luftojnë grupet terroriste, nuk duket se i shohin ndërlikime të tilla, veçanërisht pasojat e dobësimit të një grupi për llogari të tjetrit. Kur një shtet përballet me kundërshtarë të shumtë terroristë, ka pothuajse gjithmonë disa prej tyre, që inkurajojnë përçarjen, duke vrarë për shembull udhëheqësit kryesorë. Por në një periudhë afatgjatë, ky nuk është gjithmonë opsioni më i mirë, për uljen e dhunës.

Të paktën prej vitit 1998, kur shpërthyen bombat në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, SHBA ka punuar për të shkatërruar Al-Kaidën, një fushatë që pati një emergjencë dhe vrull të ri, pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001. Nëse dikush e mendon Al-Kaedën origjinale, të themeluar në vitin 1988 nga Osama Bin Laden, ky qëllim kryesisht është realizuar. Megjithatë, një degë  e Al-Kaidës në Gadishullin Arabik, tanimë e shndërruar në një rival (Shteti Islamik), dhe një grupim tjetër që shpejt u bë një degë e saj (Fronti Nusra), kanë dalë si pasardhësit e frikshëm.

Dhe grupet xhihadiste, disa të lidhura me Al-Kaedën, janë përhapur ose jo në Afrikë dhe Azi. Ajo që kërcënon sigurinë kombëtare amerikane tani, pas më shumë se një dekade operacionesh kundër Al-Kaidës, është kryesisht rritja e Shtetit Islamik, si një konkurrent i Al-Kaedës dhe aleatëve të saj aktualë.

Nën udhëheqjen e themeluesit të saj, Abu Musab Al-Zarkavi (një jordanez), grupi u bashkua fushatës së Bin Ladenit, menjëherë pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003. I njohur atëherë si Al-Kaeda e Irakut (AQI), ai u përpoq të dominonte grupet e tjera sunite që luftonin atje, por në vend të kësaj, përmes taktikave të pamëshirshme, arriti t’i kthente këto grupet kundër saj.

Në të njëjtën kohë, AQI u përlesh ndërkaq edhe me Al-Kaedën qendrore, e cila kundërshtonte brutalitetit e këtij grupimi (duke përfshirë prerjen e kokave, të rregjistruara në disa kaseta filmike), si dhe për një sektarizëm të madh. Pakënaqësia lokale, e kombinuar me rritjen e koalicionit ushtarak, dhe ndoshta me vdekjen e Zarkavit në duart e ushtrisë amerikane në vitin 2006, bëri që ky grup të humbë ndikimin  e tij, edhe pse në të njëjtën kohë, e riemërtoi me madhështi veten si Shteti Islamik i Irakut (ISIS).

Ky veprim, ishte ndoshta një përpjekje për të rritur legjitimitetin dhe kundërshtuar kritikët, që e akuzuan AQI se kontrollohej nga të huajt, por në fakt ndryshimi i emrit, u pa si një çelës i rëndësishëm edhe për synimet e grupit. Deri në kohën që kreu aktual i Shtetit Islamik, Ebu Bakr El-Baghdadi, mori drejtimin në vitin 2010, ISIS ishte një grup i dobësuar seriozisht, që kishte humbur shumicën e lidershipit të saj kryesor.

Por, pas tërheqjes së forcave të huaja ushtarake nga Iraku në vitin 2011, ISIS-i filloi të rifitojë terren në një mjedis, ku kishte shumë më pak presion për sigurinë. Shpërthimi i luftës civile në Siri në të njëjtin vit, i garantoi ISIS-it një mundësi të re për zgjerim, e cila nga ana e çoi në shpërbërjen e aleancës së saj me Al-Kaedën qendrore.

Duke kryer disa aksione, ISIS-it ngriti Frontin Nusra, si dega e saj siriane ne vitin 2011, duke u përpjekur të përthithë plotësisht grupin, pasi e riemërtoi veten Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë në vitin 2013. Por udhëheqësit e Frontit Nusras, e kundërshtuan këtë bashkim. Në vitin 2014, Ajman Al-Zauahiri, pasardhësi i Osama Bin Ladenit në krye të Al-Kaedës, nuk mundi të toleronte më mosbindjet e El-Bagdadit, duke përfshirë përpjekjen e këtij të fundit për të marrë kontrollin e Frontit Nusra, pa u konsultuar me krerët e Al-Kaedës, dhe në atë pikë, ndarja mes dy organizatave terroriste ishte përfundimtare.

E kërkuar të zgjedhë mes ISISit dhe Al-Kaedës, Nusra në thelb zgjodhi këtë të fundit. ISIS-i ri, ishte tashmë përballë kundër qeverive të Irakut dhe Sirisë, një mori grupimeve lokale, duke përfshirë elementë të Ushtrisë së Lirë Siriane-koalicionit laik që rezultoi i mundur- grupeve rebele “të moderuara”, të mbështetura nga Perëndimi, si peshmergat kurde, por edhe Fronti Nusra dhe bashkëpunëtorët e tjerë të Al-Kaedës.

Disa grupe të rëndësishme sirianë, që ishin bashkuar me Frontin Islamik, një koalicion me 7 grupe të mëdha islamike, ideologjia e të cilëve gjendej midis të moderuarve dhe xhihadistëve, u zotuan fillimisht për besnikëri ndaj ISIS-it, por më vonë u tërhoqën. (Për të shtuar këtu grupet konfuze rivale, që herë pas here bashkëpunojnë në fushën e betejës, duke formuar llojet e aleancat taktike, të cilat nuk janë të rralla në konflikte të tilla).

Përkundër asaj, që duket të jetë një pozicion fillestar i pafavorshëm, ISIS-it rregjistroi përfitime mbresëlënëse territoriale në Siri dhe Irak. Deri në pranverën e vitit të shkuar, Shteti Islamik, habiti Perëndimin nga pushtimi thuajse pa hasur kundërshti i Mosulit, ndërsa në qershor ofensiva kulmoi me shpalljen e Kalifatit nën patronazhin e ISIS-it, që tashmë nuk është më i kufizuar vetëm në Irak dhe Siri.

Një kritikë “e panjohur” se përpjekjet e Irakut, për të rrëmbyer sërish territorin e humbur është e kotë, qoftë kjo edhe me ndihmën e SHBA dhe të Iranit, ka të bëjë me numrin e madh të sunitë lokalë, që mbështesin konsolidimin e pushtetit të Shtetit Islamik. Për shembull JRTN (Jajsh Al-tarikati al-Nakshbandia), është një grup nacionalist sunit militant, me shumë ish-Baathistë në rradhët e saj. Ai kundërshtoi xhihadistët gjatë pushtimit, ndonëse ishte po aq armiqësor ndaj forcave të koalicionit.

Megjithatë, pavarësisht dallimeve ideologjike, ajo përfundoi duke mbështetur ISIS-in në vitin 2013, me sa duket duke llogaritur se

Shteti Islamik, ishte tashmë pala fituese, dhe se një aleancë me të, ishte basti më i mirë për të sfiduar rregjimin e urryer shiit në Irak. Çfarë do të thotë kjo, dhe sa kohë do të zgjasë kjo “martesë me interes”, këto mbeten 2 çështje të hapura. Fakt është se gjatë periudhës së pushtimit amerikan, paraardhësit e Shtetit Islamik, nuk arritën të dominojnë grupet e tjera sunite lokale, por konteksti tani është i ndryshëm. Jo vetëm që e bën ISIS-in të duket në sytë e shumë grupeve të tjera, se do të dalë në krye në grupeve xhihadiste, por ka qenë gjithashtu krejtësisht i pamëshirshëm në shkatërrimin kundërshtarëve, edhe nëse këta të fundit dikur kanë qenë aleatë.

Një rezultat i këtyre dinamikave të shpejta në ndryshimin e konfliktit, është se SHBA është e angazhuar në një luftë për pushtet, në të cilën armiku i armikut të tij, nuk është domosdoshmërisht mik i saj. Me Shtetin Islamik, sikurse dhe Al-Kaedën dhe degët e saj,

SHBA-ja ndan armiq të përbashkët me armiqtë e tij, që janë Irani dhe Siria.

Në të njëjtën kohë, nga veprimet kundër ISIS-it, përfitojnë Al-Kaida dhe bashkëpunëtorët e saj, dhe anasjelltas. Mund të mos jetë e mundur, të dobësosh njërën pa shkaktuar forcimin e tjetrës. Rebelët e “moderuar” në Siri nuk rezistuan gjithmonë mirë, kundër

fraksioneve islamike dhe xhihadiste. I vetmi përfundim i qartë, është se nuk ka ndonjë zgjidhje konkrete në horizont. /“The Atlantic”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button