Shkence

Nuk më kujtohen më gjërat…

Prej pak kohësh e ke të vështirë të kujtosh. Jo, kujtesa historike funksionon për mrekulli, por ajo afatshkurtër ka filluar të “çalojë”. Por ja pse ndodh dhe si ta kapni në kohë

Screen Shot 2016-06-01 at 07.49.44

Lamtumirë kujtesës afatshkurtër?

Edhe pse nuk jeni shquar për kujtesë të fortë nuk prishet ndonjë punë. Numrat, mbiemrat, rrugët, takimet: për ju axhenda gjithnjë ka qenë e domosdoshme dhe funksionale. Por tani…? prej pak kohësh e keni të vështirë t’i kujtoni gjërat. Për fat të mirë kujtesa afatgjatë funksionon për mrekulli, ajo afatshkurtër ka nisur “të çalojë”. Kështu, në mes të një bashkëbisedimi filloni të belbëzoni: “po, por si e ka emrin ai personi i asaj kompanisë që është ngjitur me tonën”. Përveç kësaj keni filluar të shfletoni axhendën për të kujtuar numrat që më parë i dije përmendësh; derisa një ditë të bukur gjendeni në një dhomë ku keni shkuar për të marrë diçka… po, por çfarë?

Pas këtyre ndodhive fillon t’i lidhësh gjërat dhe ua vë fajin moshës që ikën, trurit që humbet fleksibilitetin, madje mendon për Alzhajmerin.

Përse ndodh kjo?

Qetësohuni pak. Bëj një rezyme të gjërave që po të ndodhin. Natyrisht që jeni nën presionin e stresit të punës, gjërave që duhet të bëni dhe ndoshta pushimet e fundit që keni kaluar (ato që zgjasin të paktën pesë ditë) kanë kaluar prej shumë kohësh. Një nxitës tjetër i mosmbajtjes mend është edhe të ushqyerit keq: hamburger para kompjuterit, anashkalimi i vaktit për shkak të një mbledhjeje urgjente, apo mezet në këmbë me shokët (shumë fjalë dhe pak ushqim të shëndetshëm). Problemi yt është i thjeshtë dhe ka dy origjina, një mendor dhe një fizik. “Origjina e parë është neurologjike dhe lidhet me faktin se kur jemi të bombarduar nga shumë informacione, kur çdo gjë bëhet parësore, truri ynë duhet të bëjë disa zgjedhje: të mbajë lajmet më të rëndësishme dhe më të nevojshme të ruajtura në bazën e të dhënave ose të kalojë në plan të dytë ato jostrategjike”, shpjegon profesori i neurologjisë, Nicola Mercuri. Kështu po të mendoheni mirë do të shikoni se gjërat që përpiqeni t’i harroni sado të rëndësishme që të jenë, janë të dorës së dytë dhe jo parësore. Për këtë arsye në një “sirtar” të kujtesës: nuk zhduken, por thjesht bllokohen, sepse keni gjëra më të rëndësishme për të kujtuar dhe për t’i përdorur menjëherë. Pra ato që nuk kujtoni janë “lajmet e shkurtra” (mbiemrat, numrat, oraret) që në këtë rast mund t’i shkruani. Rrini të qetë: nuk keni të bëni me demencë ose “plakje” të neuroneve, por vetëm me instinktin e mbijetesës së trurit tuaj. Bëni një pyetësor me veten (p.sh: “çfarë deshe në atë dhomë?”) dhe kështu enigma zgjidhet.

E dyta: përveç stresit po ushqeheni keq. Për kujtesën nuk janë të rëndësishme sasia, por cilësia. “Duke ngrënë shëndetshëm fuqizoni kujtesën”, thotë doktori. “Personat që ushqehen keq kanë mungesë të vitaminave të grupit B, (vitaminat e vërteta të kujtesës) sidomos ajo B1 dhe B12. Për shembull kemi parë që personat që ndjekin dieta ku kufizohen proteinat shtazore, një prej burimeve më të mëdha të këtyre ushqyesve, mund të kenë probleme serioze me kujtesën. Burimet kryesore të vitaminës B janë peshku, mishi i bardhë dhe i kuq, veza. Edhe vitamina B6 është e rëndësishme për funksionet nervore dhe gjendet kryesisht te bishtajoret, jeshillëqet, drithërat, te makaronat dhe buka integrale”, shpjegon profesori.

Zgjidhje të shpejta

Dihet që me ngarkesën që keni dhe shpejtësinë që ecën koha nuk mund të shkoni te doktori. Por nuk doni as të hiqni dorë nga dieta apo ta ndryshoni atë. Megjithatë, mjafton të mësoni disa hile: nëse jeni të detyruar të hani vetëm hamburger, atëherë zgjidhni atë integral dhe me proshutë. Nëse drekoni në restorant, duhet të porosisni edhe një racion peshk në pjatën me mish e patate, ose pulë me patate, pak bukë integrale. Në këtë mënyrë e keni siguruar vitaminën B. Një mënyrë tjetër alternative është blerja e grupit vitaminik B në farmaci. Ka efekt të shpejtë nëse merret në mëngjes, para buke. Do t’i shikoni efektet pozitive mbi lodhjen 2-3 ditë pasi t’i merrni. Për kujtesën duhen 14 ditë, por nëse jeni të rregullt me marrjen e vitaminave rezultatet janë të sigurta. Nëse i pini dy muaj rresht pa ndërprerje, atëherë për të pasur sa më shumë efekt duhet ta shoqëroni edhe me ushqim të mirë.

Leave a Reply

Back to top button