Horizonti.al

Numrat më domethënës të numerologjisë biblike: Shtatë

Screen Shot 2016-07-10 at 08.09.47Bibla e përdor numrin 7 për të treguar përsosmërinë, dhe 7 dhe 14 janë të pandara nga njëra-tjetra. Tek Zbulesa thuhet se Perëndia ka 7 shpitra, që përshkruhen si 7 llamba. Shtatë shandanë (menorah) të vendosur në Tabernakull tek Eksodi dhe Ligji i Përtërirë, janë një homazh ndaj Perëndisë  së “Shtatë shpirtrave”.

Noa udhëzoi kafshët e pastra të hipnin në arkë, në grupe me 7 çifte për çdo specie. Kafshët e ndotura u shpëtuan nga vetëm një çift secili. Xhoshua i udhëhoqi izraelitët, me Arkën, 7 herë përreth lumit Xheriko. “Gjon Pagëzori” është mënyra sesi Mateu iu referua njeriut që në përgjithësi cilësohet të jetë i fundmi nga profetët e Dhiatës së Vjetër, i cili predikon në bazë të ligjit të Moisiut dhe parashikon ardhjen e Mesisë.

“Gjon Pagëzori” në gjuhën angleze ka 14 shkronja, e cila është 2 herë 7. “Jezu Krishti” ka 14 gërma. Katër bishat, të cilat Ezekieli i identifikon si Kerubinët përmenden 3 herë në Bibël. 4 + 3 është e barabartë me 7. Ezekieli sheh 4 krahë dhe 4 fytyra në çdo kafshë. 4 herë 4 herë 4 është e barabartë me 64, dhe kafshët futen tek Zbulesa në kapitullin 4, vargu 6, numri 64 i përmbysur. Zbulesa përshkruan se kafshët kanë nga 6 krahë secili. 6+4 është e barabartë me 10. Zbulesa është shkruar dhe dërguar në 7 kishat kryesore të Azisë së Vogël. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button