Nunc est Bibendum

Nunc est Bibendum! – Intro e munguar

Andi Qinami

4intera2-870x490Nunc est Bibendum që u duk përpara disa muajsh në këtë portal – prandaj ndoshta janë me vend edhe pse të vonuar, rreshtat që vijojnë – që themeluesit ngritën, të shtyrë vetëm nga pasioni, lindi nga bindja se me tepër se sa vetëm një objekt hipotetik interesi i lexuesit të interesuar të njohë mbi verën e të tjera, vera është një qasje e mirëfilltë metafizike me ekzistencën. E sipas më të madhit poet të gjermanëve, jeta është tepër e shkurtër për të pirë vera mediokre.
Por meqë e perceptojmë (kështu shpresojme dhe kush i dedikon një lexim) në fakt edhe si njëfarë klubi virtual përkatësie…rregulli më adapt do te ishte …’’mos ta kalojë këtë prag kush mendon se vera është ‘’ thjesht dicka që pihet’’.
Nga ana tjetër, siç thotë një zotëri rrumbullakosur i botës së verës dhe shumë i vëmendshëm ndaj saj, duke perifrazuar ai vetë z. Hose Mourinho (ky i referohej lojës së futbollit), ‘’…Kush merr vesh veç nga vera, s’merr vesh fare nga vera. Edhe pse e shqiptuar në një kontekst sportiv na duket se më së miri   i përshtatet rastit tonë si një koncept lehtësisht i eksportueshëm në shumë kontekste.
Çka e bën më konstruktive këtë dritare, është se çka kemi për të thënë e treguar nuk diktohet nga përfitimi apo qëllimi për të rekluamuar etiketa apo realitete të veçanta, por nga vetëm nga pasioni e vetëm përmes të thënit troç cfarë mendojmë. E bëjmë këtë ose të paktën mundohemi, në menyrë sa më pak të mërzitshme pa teknicizma që mund të evitohen.
Jo se mungonin nëpër botë shkrimet mbi verën, apo diktimet – (jo përherë të dobishëm) të tendencave  globale, duke filluar që nga zotërinjtë si Robert Parker e deri tek më i fundit blogger apo kolonist i medias së shkruar a elektronike, por të orientuar nga mendimi i lirë, na pëlqen të themi tonën e sepse siç vërente intelektuali  dhe kritiku i verës Luigi Veronelli, mbapa çdo verëtari fshihet një histori për tu treguar.  Çdo apo kantinë apo shishe, ka arsyet dhe historinë e saj, përveç dickaje tjetër, traditën, me të cilën jo të gjithë mund të krenohen.
Prandaj në këtë dritare, apo faqe në një të ardhme, sapo të na mundësohet, të reja, rrëfime e recensione do të ndjekin njëra-tjetrën. Një dritare pra, për të interesuarit e shijimit por edhe të të rrëfyerit e për shkëmbime përshtypjesh të sinqerta. Shumë do të vlerësonim sinjalizime apo ftesa për të marre pjesë në degustime, hedhje në treg etiketash të reja, inaugurime kantinash a iniciativa lidhur me verën e distilatet. Do të tregonim me dëshirë për të tilla.
Jo vetëm mbi verëtarë, a verëra, do të jenë shkrimet tona, por edhe mbi të tjerë, njerëz të verës, siç i ‘’pagëzoi’’ puna ndër vite, që i çoi të njihnin copëza terreni, varietete, histori, tradita, teknologji. Me pak fjalë, ata që ishin aty e që i provuan apo i krijuan. Shpeshherë ishin verëra që ndoshta kurrë sdo të vijnë më. Se vetë toka ka ndryshuar, se shijet,  pritshmëritë nuk janë më si më parë. Vetë prodhuesit apo shijuesit nuk do të kenë veçse ‘’ për të fituar’’. E nëqoftëse, do të kemi ndihmuar kështu, për të ‘’hequr’’ cliche’-të negative mbi verën shqiptare, aq më mirë.

Leave a Reply

Back to top button