Bota

O. J. Simpson: 3-5 milionë dollarë, për të dhënë intervistën e parë pas burgut

O.J. Simpson do të kërkojë mes 3 dhe 5 milion dollarë për intervistën e tij të parë, kur të dalë nga burgu. Nju Jork Post e raporton lajmin, duke cituar disa burime, sipas të cilave avokatët e ish yllit të futbollit kanë kontaktuar me disa nga rrjetet kryesore televizive, për të testuar interesin e tyre. “Do të jetë një shifër e lartë, sepse do të jetë intervista e vetme që do të japë”, shpjegojnë burimet. Rrjetet televizive amerikane nuk paguajnë për intervistën, por dihet se ata janë të gatshëm të paguajnë shumë për të marrë të drejtat mbi foto dhe video.

Simpson ndoshta do të largohet nga burgu ku ndodhet në ditët e ardhshme, ndoshta që të hënën. Data e lirimit të tij nga burgu ishte caktuar për 1 tetor, por është e diel. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button