Psikologji

Objektivat për 2018-ën. 5 hapa për të përmirësuar zakonet tuaja

Ndryshimi i stilit të jetës është kaq kompleks, por po aq i nevojshëm. Të ushqyerit, lëvizja, pushimi, gjumi, evitimi i konsumimit të substancave toksike, stresi janë disa nga mënyrat që të gjithë duhet t’i kryejmë për një jetë më të mirë. “Këtë vit palestra…do ta lë duhanin…do bie nga pesha…të gjitha këto janë objektiva kur nis gjithmonë viti i ri. Është i vështirë ndryshimi i zakoneve që dëmtojnë jetën dhe shëndetin. Të gjithë e dinë se duhet ndryshuar ose përmirësuar, edhe atëherë kur nuk janë të vetëdijshëm. Hapi i parë drejt arritjes është njohja e problemit dhe më pas ndryshimi. Një nga faktorët që pengon këto realizime është mungesa e vullnetit, të tjerë thonë mungesa e kohës, por nuk duhet të humbim fokusin. Gjithsecili mund të bëjë ndryshime të vogla për të gjeneruar një revolucion të shëndetshëm.

Një revolucion i shëndetshëm. Bëhet fjalë për një të inkorporuar një stil jete sa më të shëndetshëm dhe që të zgjasë në kohë. Këtu duhet patur parasysh ushqimi, aktiviteti fizik, manexhimi i stresit, zakone të këqija, shëndeti në punë, faktorët e riskut, këshilla. Duhet të filloni të shqetësoheni për trupin tuaj, është i vetmi që kemi dhe t’u japim prioritet gjërave më të vërtetë të rëndësishme. Njerëzve u vjen në majë të hundës kur u thua ç’të bëjnë. Ata e dinë që këto janë të shëndetshme, por u mungon motivimi dhe duhet të dish si të shkosh drejt asaj rruge dhe praktike duke patur parasysh vështirësitë e kohës ku jetojmë: si mungesa e kohës, puna e tëpërt, mbingopja nga teknologjitë, mungesa e burimeve ekonomike. Kështu që ndryshime të vogla në stilin e jetësës ndikojnë favorizueshëm dhe kontribuojnë në ruajtjen e motivimit. Ndryshimet më të lehta për t’u bërë janë ato të kontrolleve periodike të shëndetit, ulja e konsumimit të kripës dhe të mishit, moderimi ose pakësimi i alkoolit, më të vështira janë ato të uljes së duhanpirjes dhe zgjatja e orës së gjumit. Motivimi më i mirë është ai i një jete të shëndetshme, ndërsa kur ndryshimi shtyhet nga frika, presioni, pendimi është shumë e vështirë që të zgjasë në kohë. E vështirë është edhe ndryshimi në moshë madhore, kështu që duhet filluar që në fëmijëri. Rezultatet më të mira arrihen kur ambjenti, familja kontribuon. Pritshmëritë afatgjata të këtyre ndryshimeve janë mungesa e sëmundjeve kronike apo vdekjeprurëse. Atëherë për të ruajtur kohështrirjen e këtyre rezultateve do të ishte më mirë një gjysëm ore ecje në ditë pas pune, sesa “duhet të bëj më shumë ushtrime”. Në vend të justifikimeve gjeni mundësi, p.sh . nëse s’keni mundësi për të ecur gjysëm ore, bëni dy herë nga 15 minuta ecje rreth bllokut ku jetoni, ose herë pas here ngjituni nga shkallët në vend të ashensorit.

5 hapa për të përmirësuar zakonet:

Vendosini vetes objektiva të matshëm dhe afatshkurtër.

Vlerësoni fitoret e vogla.

Mos u dorëzoni para pengesës së parë.

Shmangni vetëjustifikimet kur bini në tentacione.

Ndajeni me dikë sfidën për të jetuar më mirë, kështu motivoni njëri-tjetrin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button