Objektivi ynë është që të “asgjësojmë tërësisht ISIS-in”. Kështu ka deklaruar për gazetën al-Rai ministri i Brendshëm i Jordanisë, Hussein al-Majali, dy ditë pas nisjes së sulmeve ajrorë nga Ammani kundër pozicioneve të ISIS. Jordania është pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it, por pas vrasjes barbare të një piloti të saj nga ana e militantëve, ka deklaruar se dëshiron të shtojë numrin e sulmeve. Al-Majali ka thënë për gazetën se vendi i tij do i asgjësojë militantët e ISIS kudo ku këta të ndodhen.
Less than a minute