Bota

OKB / Tmerri: “Fëmijëve u presin kokën dhe i kryqëzojnë”

Screen Shot 2015-02-05 at 16.32.36

ISIS vret, torturon dhe dhunon sistematikisht fëmijët dhe familjet e grupeve minoritarë në Irak: këtë ka nxjerrë një raport i OKB i publikuar në Gjenevë. Fëmijët, bën të ditur dokumenti, në shumë raste edhe “kryqëzohen”, u “priten kokat” apo “varrosen të gjallë”. Komiteti i Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijëve ka lëshuar një thirrje që forcat e qeverisë irakene të angazhohen më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Raporti përmend “shumë raste të ekzekutimeve në masë të fëmijëve”. Qeveria irakene i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur perëndimit që të ketë më shumë armë si dhe më shumë trainim të forcave të saj.

Leave a Reply

Back to top button