Në vitin 2010 një skandal ndërkombëtar shpërtheu, kur u zbulua se Mossad-i kishte përdorur 3 pasaporta të falsifikuara australiane, për të hyrë në Dubai dhe vrarë liderin e Hamasit, Mahmud Al-Mabuh. Ish-oficeri i Mossad-it, Viktor Ostrovski, tha për radion ABC se kjo ishte një praktikë e zakonshme: “Ju mund të thoni çfarë të doni.
Nuk duhet shumë kohë për të mësuar theksin për të dukur një australian apo neozelandez apo edhe anglez për këtë rast. Dhe unë njoh njerëz që kishin qenë nën mbulesën australiane, jo një herë por disa herë. Pra, pse të mos e përdornin prapë?”.
Australia e paralajmëroi Izraelin se një sjellje e tillë, do të kompromentonte marrëdhëniet e mira mes 2 vendeve. Britania, Irlanda, Franca, dhe Gjermania qenë gjithashtu të zemëruar që njerëzit të kryen vrasjen, kishin mbajtur dokumentet të falsifikuara me emrat e shteteve të tyre. Sipas Ostrovskit, Mossad-i shpenzon një pjesë të madhe të parave në një departament kërkimor që falsifikon dokumentet e udhëtimit, me fabrikat që i modelojnë këto dokumente, në bazë të pasaportave bosh apo të vjedhura nga vendet perëndimore.
Kjo i lejon agjentët e Mosadit që të mbeten të pazbuluar në vendet arabe, ku një pasaportë izraelite do të tërhiqte me siguri vëmendje. Mossad-i nga ana e tij mohon pretendimet e Ostrovskit, edhe pse kjo vështirë se është për t’u habitur. Në vitin 2011, një skandal i ngjashëm shpërtheu sërish. Ostrovski paralajmëroi 6 personat me
shtetësi të dyfishtë britaniko- izraelite, të cilëve Mossad-i u kishte vjedhur pasaportat britanike se ata nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre apo të udhëtojnë jashtë vendit, për shkak se mund të jenë në shënjestër të Hamasit, qoftë aksidentalisht apo edhe për të dërguar ndonjë mesazh./Bota.al