Shkence

Orët atomike tregojnë me saktësi kohën deri në nanosekonda

screen-shot-2016-09-29-at-15-21-32

Sa e saktë duhet të jetë një orë? Gjithçka varet nga ajo për të cilën keni nevojë. Një shikim ndaj diellit në qiell është i mjaftueshëm për t’iu treguar se kur duhe të ktheheni në shtëpi, ndërsa mund t’iu nevojitet një orë dore për të mësuar nëse do jeni vonë për një takim në mëngjes. Po ashtu, aplikacione të caktuara në shkencë dhe teknologji kërkojnë një kohëmbajtje shumë më saktë se kaq. Në këto raste, shkencëtarët përdorin orët atomike.

Orët atomike mbështeten në faktin se ju mund të shpërtheni një atom me një frekuencë të caktuar rrezatimi, si valët e radios, çka do të bëjë që elektronet e tij të “kërcejnë” para dhe mbrapa ose lëkunden midis gjendjeve energjitike. Të gjitha atomet e një elementi të caktuar, do të luhaten në mënyrë të besueshme kur ekspozohen në një frekuencë të caktuar.

Për çeziumin, elementi më i zakonshëm i përdorur tek orët atomike, kjo frekuencë është 9.192.631.770 cikle për sekondë. Dhe kjo në rast se një valë radio e bën atomin e çeziumit të lëkundet, ne e dimë se frekuenca e tij është pikërisht 9.192.631.770 cikle për sekondë, dhe pastaj saktësisht se sa e gjatë është një sekondë e bazuar në ato cikle.

Në fakt, që nga viti 1967, përkufizimi zyrtar i sekondës ka qenë i bazuar në lëkundjen e një atomi çezium. Orët e para atomike u prodhuan në vitet 1950, dhe prej atëherë janë bërë më të sakta. Sot, ora atomike e çeziumit NIST-F1 është aq e saktë sa që gabimi i saj në koha është rreth 0.03 nanosekonda në ditë, ose afërsisht një sekondër në çdo 100 milion vjet. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button