Personazhe

Oscar Wilde, që i vogël vishej…

Screen Shot 2016-04-09 at 19.57.15

Dandy si askush përpara tij, autori i romanit Portreti i Dorian Greit e manifestoi “ndryshmërinë” e tij që i vogël. Bir i një poeteshe nacionaliste dhe ekscentrike, pëlqente të gërmonte nëpër sirtarë dhe të vishte rrobat e saj ekzotike dhe paruket shumëngjyrëshe. Në kolegj nuk praktikonte sportet tipike mashkullore, por dhomën e tij e zbukuronte me pendë palloi, porcelan blu dhe me zambakë. Kështu ndodhte që shokët e kursit e hidhnin shpesh në lumin Cheruell. Kur u martua në vitin 1884, kaloi javë të tëra duke u marrë me detajet e veshjes së të shoqes, Constance Lloyd.

Por dihet tashmë që Oscar pëlqente shumë më tepër burrat. Dhe kur u dashurua pas lordit të ri Alfred Douglas, babai i djaloshit kërcënoi që të organizonte marshime në premierën për komedinë e tij të parë dhe gjithashtu u shpërndau të pranishmëve një letër ku e quante të birin sodomist.

Wilde, i denoncuar pikërisht për sodomi, që atëherë ishte krim, pësoi një gjykim skandaloz në fund të të cilit u dënua me dy vite punë të detyruar. Më pas u detyrua të emigrojë në Francën më liberale, ku e mbanin miqtë.

Në 10 vitet e fundit leu flokët, duke i shkaktuar vetes një dermatit. Në pjesën më të madhe të jetës buzëqeshte me një dorë para gojës: dhëmbët i kishte të krimbur për shkak të një kure me mërkur kundër simptomave të sifilizit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button