… Sigurisht që është e vështirë të njohësh Eiserner kanzler prapa një njeriu që preferonte autorë ironikë dhe/ose të gëzueshëm; që linte kokën pas një biondeje në moshën e të bijës dhe më pas zhytej në komplekse faji, aq sa i rrëfente gjithçka bashkëshortes…
… Neurotik dhe gjenial, pra: dy karakteristika që rrallëherë bëjnë afrodiziak. E megjithatë, superkancelari ishte dhe një joshës i fortë: Isabella Loraine-Smith, anglezka që ndoqi pas duke lënë vendin e tij në Aachen, ishte vetëm fillimi i një curriculum-i të gjatë, me një vokacion të spikatur dhe koherent për anglosaksonet e bukura…
…Gjithmonë është marrë si gjë e sigurtë që në atë përshkrim – që të bën të mendosh më shumë për një horr diskotekash se sa për një aspirant për jurist – Montley përshkruante pikërisht Bismarckun. Një detaj e konfirmon: “Studentët që dilnin në dritare talleshin me të, dhe Volpe i përgjigjej atij që e fyente duke e ftuar në duel”. Në moshë të re, kancelari i ardhshëm ishte pikërisht kështu, aq sa përballoi 25 duele brenda vetëm 18 muajve. Në një prej tyre humbi edhe majën e hundës…