Motivuese

Pak frymëzim në një ditë të re për të gjithë ju…

Erdhëm në jetë jo sepse e kërkuam ne, por sepse kështu u vendos nga Zoti. Me pak fjalë, që në gjenezë, ne jemi të destinuar të jetojmë një jetë që nuk e kërkojmë dhe jo vetëm ta jetojmë atë. Ne duhet edhe ta përballojmë atë,me apo pa dëshirën tonë. Gjatë jetës kuptojmë se nuk e kemi as luksin ta zgjedhim jetën tonë. Nuk e kemi në dorë të zgjedhim familjen tonë. Nuk e vendosim ne se çfarë pamje do të kemi apo se ku do të jetojmë.

Mirëpo ne e kemi të drejtën për të ndryshuar. Zoti na jep mundësi të shumta në jetë, por varet se sa vullnet kemi që të përfitojmë nga këto mundësi.  Mundësitë mbeten thjesht mundësi. Ato realizohen vetëm duke u përpjekur dhe duke pranuar ndonjëherë edhe të ndryshosh diçka. Dhe mos thuaj me vete se je i pashpresë, se je në kulmin e skamjes, apo se je në gjendje të rënduar psikologjike për shumë arsye të rutinës tënde. Ti mund t’ia dalësh . Ti mund t’ia nisësh nga zeroja dhe të triumfosh, sepse ti je unik . Çdo gjë di ta bësh në mënyrën tënde dhe përherë mënyra është ajo e duhura, nëse përpjekjet janë maksimale.

Ti je i veçantë. Do të jesh dikushi, sepse je ai që ka aftësi madhështore. Ne erdhëm në tokë jo me dëshiren tonë dhe mbi të gjitha, me një mision të veçantë dhe duhet ta çojmë atë deri në fund. Me besim dhe vullnet duhet ta realizojmë këtë mision me sukses. Secili nga ne duhet të arrijë legjendën vetjake dhe t’ia dalë të triumfojë në jetë.

Edhe çohu, lufto, bëj diçka. Jeta jote është në duart e tua. Je ti ai që e drejton timonin e udhëtimit tënd dhe ti je i duhuri. Nëse bën të kundërtën, të paktën mos u dëshpëro nga koha e humbur. Jeta është plot rrugë dhe qëllime, dhe ne gjithmonë duhet të jemi drejt tyre. Mos u anko se nuk ke fuqi, apo se nuk do t’ia dalësh. Mendimet negative të çojnë në zgjedhje negative dhe këto në përfundime negative, ndaj ec përpara i sigurtë. Ti do t’ia dalësh në jetë. Ti do të triumfosh, më beso!

Leave a Reply

Back to top button