Motivuese

Pak frymëzim për ty sot…

Fuqia më e madhe që mund të ketë dikush, është vetëkontrolli, që do të thotë të kesh mundësinë të kontrollosh mendjen dhe energjinë tënde për t’i përqëndruar atje ku do dhe kur do. Në jetë mund të përballemi me momente të bukura, argëtuese, por edhe me momente stresuese dhe të rënda. Vetëkontrolli në këto raste do të thotë të mos jesh tepër i entuziazmuar në momentet e bukura dhe tepër i dëshpëruar në momentet e trishtuara.

Një thënie lidhur me pavarësinë individuale është pak a shumë: “Pavarësia individuale nuk është të kuptosh se nuk zotëron asgjë, por se asgjë nuk të zotëron ty”. Më pëlqen shumë kjo thënie, sepse e trajton pavarësinë në një kuptim që nuk e kemi dëgjuar më parë. Njerëzit mendojnë se të jesh i pavarur dhe i lirë do të thotë të jesh larg gjithçkaje, por jo. Kuptimi i pavarësisë dhe lirisë është të jesh afër gjithçkaje dhe të mos i lejosh gjërat e tjera të të konsumojnë ty.

Kjo formë përkufizimi është shumë e mundur të praktikohet edhe në botën reale, sepse ne të gjithë kemi parë plot njerëz që janë bërë të famshëm dhe pastaj ka qenë fama ajo që i ka fundosur. Pavarësi do të thotë edhe jesh i aftë të qëndrosh mbi egon tënde, mbi xhelozitë dhe zilitë e tua, gjithmonë kjo bazuar në përkufizimin e mësipërm.

Ne të gjithë i kemi hapur dhe i kemi kontrolluar profilet e personave të tjerë në Facebook apo Instagram dhe mund të kemi thënë me zili, apo xhelozi fjali të tipit: “Sa shumë like që merr ky/kjo”; “Oh, qenka fejuar edhe ky/kjo”; “Kurrë s’kam për të pasur një trup si i tij/saj”. Fjali të tilla na shkatërrojnë përbrenda. Vetëm duke lënë mënjanë xhelozinë, egon dhe zilinë, do të mund të mund të kontribuojmë edhe në reduktimin e ankthit dhe depresionit, të cilat janë probleme vërtet madhore të gjeneratës së sotme. Edhe vetë studimet pohojnë se në ditët e sotme, ne grumbullojmë më shumë ankth dhe depresionin, se sa në gjithë jetën tonë, nëse do të jetonim në gjeneratat e mëparshme, kur bota virtuale nuk ka qenë kaq e zhvilluar. Ndaj, ka ardhur koha që secili nga ne të marrë nën kontroll jetën e vet duke lënë mënjanë gjithë mëritë, zilitë dhe xhelozitë; të qëndrojë mbi to dhe të ecë përpara në jetë me siguri. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button